Makijazh për një kohë të gjatë

Makijazhi për një kohë të gjatë (2-5 vite) ёshtё bartja e pigmentit nё lёkurё me anё tё gjilpёrёs lёvizёse. Pigmentet duhet tё pёrmbajnё lёndё tё papёrpunuara natyrore.Agime Gjikolli Haxhijakupi ,Spec.e kozmetikёs,Tel: 044-413226, 049-413226

Makijazhi për një kohë të gjatë mund tё bёhet nё: vetulla, ‘eyeliner’, buzё, vetulla.

Sot, ka mundёsi tё ndryshme pёr narkozë (mpirje), kёshtu qё dhembja ёshtё minimale ose nuk ndihet fare. Nё kёtё trajtim, mё parё bёhet caktimi i formёs qё i pёlqen klientit pastaj pёrcaktohet ngjyra. Pas trajtimit ka mundёsi qё nё pjesёn e punuar tё formohen kore nё lёkurё. Brenda njё deri katёr javё ёshtё e mundur qё pigmenti i bartur nё lёkurё tё zhduket ose ngjyra tё zbehet.

Kjo ёshtё njё procedurë normale pёr shkak tё shkallёs sё aciditeteve dhe lagёshtisё nё lёkurё dhe mospranimit natyror nga qelizat e vdekura që luan njё rol tё madh nё kёtё procedurё. Pёr kёtё arsye, ёshtё e mundur qё trajtimi tё pёrsёritet disa herё. Edhe me paraqitjen e koreve nё lёkurё dhe pas eliminimit të saj, formohet njё shtresё ‘e re” e lёkurёs qё e mbulon pigmentin.

Nё kёtё rast mund tё mendoni qё trajtimi ka dёshtuar, porse gaboheni. Pas gjashtё javësh ngjyra do tё kthehet kur bёhet pёrsёritja e trajtimit nёse ёshtё e nevojshme.
Zakonisht pas trajtimit tё parё nevojiten edhe dy trajtime tjera, pas katёr apo gjashtё javësh. Kohёzgjatja e makiazhit mund tё jetё 2-5 vite./telegrafi/