Majat e dëmtuara të flokut dhe eliminimi i tyre

majat-e-d-euml-mtuara-t-euml-flokut-dhe-eliminimi-i-tyre_hdDjegia e majave të flokut, është një problem që prek të gjithë ata që kanë flokë mesatarisht të gjatë, pavarësisht nga ngjyra e flokut.

Eliminimi i tyre nuk është vetëm çështje estetike, por edhe çështje shëndetësore e flokëve. Krijimi i majave të djegura nuk është humbje e madhe e keratinës në zonat më pak të mbrojtura të flokëve. Faktorë të tjerë ndikues janë edhe trajtimet e ndryshme të flokut, si dekolorimi dhe ngjyrosja, permanenti, përdorimi i tharëses, dietat ekstreme, etj.

Nëse ju mendoni për një kurë çudibërëse që t’i eliminoni të djegurat përfundimisht, ju themi që nuk do e gjeni atë, këshillon Living.
* Ideale do të ishte të bëni një kontroll mujor ose dhe çdo 3 muaj tek mjeku dermatolog për të parë flokët tuaj.
* Shmangia sa më shumë e përdorimit të furçave, tharëses dhe piastrave është një mënyrë tjetër për të zvogëluar krijimin e majave të djegura.
* Shmangni sa më shumë bojrat me përbërës dekolorantë.
* Është thelbësore të përdorni produkte, maska, mbrojtëse dhe rigjeneruese së paku një herë në javë.