Magjia e humorit

Ne të gjithë do të donim që kur ne të flasin të kishim vëmendjen e të gjithëve dhe të na dëgjojnë. Gjithsesi këtu do të trajtojmë mënyrat se si të flasim e të mos na dëgjojnë të tjerët me dëshirën më të madhe që fjalimi jonë të mbaroj sa më parë.

Ne takojmë çdo ditë njerëz që nuk din kur duhet të ndalën duke folur, pavarësisht se a kanë njohuri për atë se çfarë flasin apo jo, duke krijuar një ambient të mërzitshëm dhe të zymtë.

Për t’u bërë një bisedues interesant është e domosdoshme para së gjithash të mos shisni “shumë” kulturë, përndryshe do t’i mërzisni të tjerët pa mas dhe si rrjedhojë do të lindi tek ata një ndjenjë antipatie instiktive për ju.

Një ditë para Makjavelit fliste një njeri shumë i ditur dhe shumë i mërzitshëm. Nikola tha: ‘Vërtet ai di gjithçka, por mëkat që nuk di tjetër veç kësaj’. Kujdes mos jepni përshtypje se dëshironi të bëheni “profesor” i dëgjuesve tuaj. Është gjë shumë acaruese. Nëse dëshironi të bëheni i pëlqyeshëm nuk duhet të kuptoheni se po mbani një kurs me leksione. Ju vërtet mund t’u mësoni bashkëbiseduesve tuaj gjëra që si kanë ditur por pa fjalë të mëdha.

Një gjë tjetër e domosdoshme për folësin është humori. Pa të, është e pa dobishme të pretendosh të hapësh gojën me sukses. Është një element i radhës së parë që përcakton menjëherë një epërsi shoqërore. Por kujdes, në këtë pikë është vështirë të jesh i qartë sepse, jo të gjithë zotërojnë një koncept të saktë se çfarë është në të vërtet humor. Disa pretendojnë që është në bërjen për të qeshur të të tjerëve, të tjerët e ngatërrojnë me thashethemet, shpirtligësinë, etj.

Humori para së gjithash është një dhunti (e rrallë fatkeqësisht) intelektuale. Humori është ajo forcë që ju falë menjëherë çelësin e një problemi, ju ofron përgjigjen e lehtë, etj. Mësoni t’i shfaqni humorin tuaj me një lloj maturie. Teprimi është shkatërrimtarë në çdo fushë.

Ndërsa ju që tashmë e keni vërtetuar që humorin tuaj pëlqejnë të tjerët përdoreni në secilën bisedë, e po ashtu mos hezitoni kurrë të qeshni kur bisedoni sepse qeshja është si magneti./telegrafi/