Locione për njollat e errta të fytyrës

Locione për njollat e errta të fytyrësPo flasë për njollat e errta të fytyres që krijohen mbasi ikin aknet ose mbasi kemi mbaruar plazhin dhe seç ngelen ca si hije të errta. Nuk po flasë për qukat.

Kujdes në përdorimin e këtyre dy locioneve sidomos për ata që kanë lëkurën delikate. Përdoreni 1 herë në jave jo më shpesh pasi rrezikoni të thani në menyrë të tepërt lëkurën tuaj.

Locioni i parë

Përbërësit:

1 lugë të vogël vaj ulliri
2 lugë të vogla uthull molle
1 lugë të vogël lëngë limoni

Përgatitja:

Përzieni uthullën me lëngun e limoni dhe vajin. Aplikojeni 2-3 herë në javë në vëndet ku janë shfaqur njollat! Mbajeni për një ore dhe shpëlajeni fytyren si zakonisht.

Locioni i dytë

2 pjesë uthull molle përzijeni me 1 pjesë uje dhe me ndihmën e një pambuku lyeni komplet fytyrën tuaj duke e fërkuar lehtëshëm. Evitoni zonat delikate si buzet dhe rrethi i syve. Lëreni derisa të filloj tju pickoj dhe më pasë shpëlaheni. Mos u trembeni nëse do e shikoni fytyrën paksa të acaruar dhe të kuqe me kalimin e minutave qetësohet. Bëheni në momentet kur e dini që sdo dilni më nga shtëpia per mos thithur pluhurin e qytetit. Aplikojeni shumë rrallë për ato që kanë lëkurë të ndjeshme dhe për ju me lëkurë normale 1 herë në javë.