Lëngu i portokallit, i dëmshëm për meshkujt

Është parë se lëngu i portokallit e rritë rrezikun nga paraqitja e sëmundjes së quajtur giht (inflamacioni i nyjave) si te femrat, po ashtu edhe te meshkujt, por te këta të fundit rreziku është më i madh

Femrat që pinë vetëm dy gota lëng portokalli në ditë, janë për dy herë më të rrezikuara se do të sëmuren nga gihti (inflamacioni i nyjave), pohojnë shkencëtarët amerikanë.

Gihti është një formë e artritit që haset te 1.5% e popullatës. Meshkujt janë për katër herë më të rrezikuar nga kjo sëmundje, por gjatë 20 viteve të fundit edhe numri i femrave të prekura nga kjo sëmundje është dyfishuar.

Ekspertët thonë se niveli i lartë i sheqerit të pemëve (fruktoza) mund ta rritë nivelin e thartirës urike, e cila kur të ekzistojë në sasi të mëdha, shtresohet në nyja, të cilat më pas enjten dhe shkaktojnë dhembje të madhe.