Lëngjet e gazuara thyejnë eshtrat

Ekspertët shëndetësorë qe disa vite mendojnë se ekziston një lidhshmëri ndërmjet konsumimit të lëngjeve të gazuara dhe humbjes së qelizave eshtërore.

Shkencëtarët nga Universiteti i Nebraskas, iu kanë dhënë lloje të ndryshme të lëngjeve të gazuara femrave pjesëmarrëse në studim.

Kafeina e cila është e pranishme në disa lloje të lëngjeve të gazuara, kishte ndikuar që të prodhohet sasi më e madhe e kalciumit.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se tani mund të pini sasi të mëdha të lëngjeve të gazuara!

Kohëve të fundit, njerëzit më shumë kanë dëshirë të pinë lëngje të gazuara sesa të tilla që përmbajnë kalcium (siç është qumështi). Kjo gjë sjell deri te konsumimi i sasisë së vogël të kalciumit me anë të ushqimit, që shton rrezikun e zhvillimit të osteoporozës (sëmundje e eshtrave që shton rrezikun për fraktura).

Për këtë arsye, herën tjetër kur të gjendeni para frigoriferit, mendoni mirë para se të merrni çka të pini. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e eshtrave mos pini shumë lëngje të gazuara, por zgjidhni qumështin.