nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për lëkurë Largoni rrudhat nga duart me këto tri metodanë Këshilla për lëkurë Rrudhat në duar janë ndër shenjat e para të plakjes. Si të tilla, ato paraqesin siklet për shumë persona që ballafaqohen me to. Ekzistojnë disa metoda të cilat janë mjaftë efikase për trajtimin e këtyre rrudhave dhe disa nga to po ua paraqesim më poshtë: Patatet: Zgjedhja e parë dhe më e sigurta e cila fsheh rrudhat në duar është nëpërmjet patates. Ato janë të pasura me vitaminë C e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Për më shumë, vetitë e saj kundër plakjes ju ndihmojnë për të eliminuar rrudhat. Së pari, piqni një patate të madhësisë mesatare dhe më pas bëjeni pure. Shtoni 2 lugë të mëdha vaj ulliri, 2 lugë të mëdha mjaltë dhe shtoni pak qumësht, transmeton Indeksonline. Aplikojeni këtë maskë në duart 2-3 herë në javë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Pastroni më pas duart me ujë të ngrohtë dhe sapunë të lëngshëm. Të bardhët e vezës: Për shkak të përbërjes së pasur me albumina dhe proteina, të bardhët e vezës është efikase për reduktimin e rrudhave, përmirësimin e elasticitetit etj. Krejt çfarë duhet të bëni është që të merrni dy vezë dhe të ndani të verdhët nga të bardhët e saj. Më pas, shtoni një lugë të madhe mjaltë në të bardhët e vezës dhe përzieni mirë. Aplikoni këtë përzierje në duart tuaja duke përdor një brushë. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas pastroni duart me ujë dhe sapunë.. Limoni dhe sheqeri: Limonët janë të mbushur me vitaminë C dhe acid citrik dhe janë mjaftë efektiv në trajtimin e rrudhave. Në anën tjetër, sheqeri është fantastik për rigjenerimin e lëkurës dhe largimin e qelizave të vdekura. Përzini dy lugë të mëdha sheqer me lëng të freskët limoni nga gjysma e një limoni. Përzieni mirë përbërjen dhe më pas aplikojeni në duart tuaja. Më pas, bëni masazh duarve dhe në fund pastroni duart me ujë dhe sapunë. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …