Largojeni depresionin duke u ndihmuar të tjerëve

Kur bëjmë diçka të mirë për dikë, shpesh tek ne mbetet ndjenja e kënaqësisë, lumturisë dhe paqes. Atëherë krijojmë ndjenjë të mirë për veten dhe kuptojmë që ekzistenca jonë ka kuptim.

Hulumtimi i kryer në Amerikë ka zbuluar që më shumë se 100 milionë të popullatës së atjeshme vuan nga ndonjë formë depresioni. Kanë zbuluar që depresioni reduktohet pasi që i ndihmojmë dikujt.

Çështja kyçe te shërimi i depresionit është krijimi i emocioneve pozitive. Njerëzit depresivë nuk kanë mendim pozitiv për veten e tyre, u mungojnë emocionet pozitive, tek ata është e pranishme ndjenja e zbrazësisë.

Shkencëtarët theksojnë aktivitetet pozitive që do t’ju ndihmojnë që të liroheni nga depresioni:

– Bëhuni të sjellshëm ndaj të tjerëve;

– Shpreheni falënderimin;

– Bëhuni optimistë;

– Mendoni për gjërat e bukura në jetë.

“Kur jeni më të arritshëm ndaj të tjerëve, ka mundësi më të madhe për të përjetuar emocione të këndshme. Për shembull, shefi juaj më parë do ta lëvdojë punën tuaj nëse sheh që e doni punën tuaj, ose partneri juaj mund të ndihet shumë më rehat pas një akti të mirësjelljes”, ka deklaruar për EveryDayHealth, Sonja Lyubomirsky.

E rëndësishme është të theksohet që aktivitetet e tilla nuk janë zëvendësim për terapi ose ilaçe, por janë të shkëlqyeshme si shtesë e terapisë ose ilaçeve.