Ky është fustani më i bukur i vitit

Ky është fustani më i bukur i vititThemeluesi dhe disenjatori i brendit “Self Portrait Han Chong” po radhit suksese të pabesueshme në industrinë e modës, ndërkaq me suksesin e fundit është jashtëzakonisht krenar, sepse njëri ndër fustanet e tij të modeluara tashmë është shpallur kreacion i vitit.

Fustani i bardhë me detajin e dantellës në pjesën e sipërme dhe me fundin e mëndafshtë valëvitës deri tek thembrat brenda natës është bërë njëri ndër më të popullarizuarit ndër të famshmit, andaj mediumet tashmë e kanë shpallur rrobë e vitit.

Brendi londinez Self Portrait është bërë i famshëm me modelin e fustaneve romantike nga dantellat e përpunuara me laser, ndërkaq tani po vazhdon të radhit suksese.

Fustani i bardhë prej 350 eurosh është në qendër të vëmendjes pasi që dukesha e Cambridge e ka veshur në premierën londineze të filmit “A Street Cat Named Bob”.

fustani

Pastaj të njëjtin fustan e ka veshur edhe pasanikja e njohur Paris Hilton në mbrëmjen-gala Amfar.

Derisa Kate Middleton stilin e ka përshtatur me këpucë me taka Gianvito Rossi dhe çantën Mulberi me ngjyrë të njëjtë, Paris Hilton dukjen e ka pasuruar me kurorë dhe vathë të varur.

Është zbuluar që nuk i ka rezistuar as e bija e shefit të Formulës 1, Tamara Ecclestone. Ajo me fustan ka pozuar për gazetën britanike “Evening Standard”.