Kur duhet te beni nje kontrate paramartesore

Ka nga ata qe martohen per dashuri te zjarrte, por ne kohet qe jemi numri i divorceve eshte ne rritje, mund te jete nje gje e mire te njohesh se cfare ofron nje kontrate paramartesore.

Nuk keni arsye pse te trembeni nga fjala kontrat, sepse ne gjendje civile, vete martesa eshte nje kontrate me te drejta dhe detyra te bashkeshorteve. Nje motiv i mire per te filluar te mendoni per kete zgjidhje eshte siguria qe mund te mbroni aktivitetin tuaj, sigurisht qe kjo vlen per te dy.

Kur firmoset nje kontrate paramartesore, duhet te behen te qarta disa situata, nuk eshte e rralle te degjosh njerez qe gjenden financiarisht te renuar per shkak te divorcit, edhe pse mund te keni punuar shume per te arritur nivele shume te mira financiare. Ne kontraten paramartesore jane te ndara edhe te mirat e perbashketa ne rast ndarjeje, ne kete menyre evitohen dhe kursehen para per avokatet por mbi te gjitha evitohen debatet sepse cdo gje eshte vendosur kur keni qene ne marredhenie te mira.

Ne Amerike, bashkeshortet duhet te bejne nje liste te detajuar me te gjitha te mirat e tyre. Vleresimet e fundit sigurisht i takojne ciftit per te vendosur nese duan apo jo te bejne nje kontrate paramartesore, por eshte mire qe te njihni vleren e kasaj procedure per te bere nje zgjedhje te vetedijeshme. Kur jem te dashuruar mendojme per nje te ardhur te gjate se bashku, problemet mund te lindin kur cifti deshiron te divorcohet.