Kujdes mos i injoroni dhimbjet në shpinë, janë shenjë se mund të vdisni para kohe

Katër nga pesë njerëz së paku njëherë në jetë kanë përjetuar dhimbjet në shpinë. Te disa dhimbjet janë kronike dhe konstante, shkaktuar nga lëndimet apo qëndrimin jo të mirë, e te disa dhimbja shfaqet edhe vetvetiu.

Studimi i fundit tregon se ata njerëz që vuajnë nga dhimbjet në shpinë, në fakt për 13 për qind kanë më shumë gjasë të vdesin më herët, pa marrë parasysh në gjendjen paraprake shëndetësore. Po ashtu, është vërtetuar se ilaçet nuk janë edhe aq efikase në këtë drejtim.

Sipas ekspertëve dhe mjekëve, njerëzit duhet ta marrin me vëmendje të shtuar dhimbjen në shpinë. Sipas tyre, dhimbjet në shpinë janë problem serioz, tregojnë gjendjen jo të mirë të organizmit të njeriut,transmeton gazeta Kosova Sot.