Kujdes me karbohidrate, proteina dhe yndyra

Qumështi

Qumështi i yndyrshëm është më i shëndetshëm se sa ai i skremuar, por disa e shmangin shkaku i yndyrës, edhe pse nuk është ushqim i yndyrshëm. Kësaj kategorie i takojnë ushqimet që kanë më tepër se 20% yndyrë, përderisa te qumështi ka midis 3,7 dhe 5% yndyrë në 100 mililitra.

Qumështi i yndyrshëm është më i shëndetshëm, pasi përmban vitaminat e lëngshme A, D, E dhe K, që janë të domosdoshme për forcimin e sistemit imun dhe të eshtrave.

Ëmbëltuesit artificialë

Në mënyrë artificiale e japin shijen e ëmbël, por nuk kanë kalori sikurse sheqeri – kjo është e vërtetë. Por, nëse gjuha i përjeton si të ëmbla, atëherë truri e di se diçka nuk është në rregull, diçka që edhe hulumtimet e kanë vërtetuar. Ata që i përdorin më shpesh kanë më shumë gjasa të shtojnë se sa të humbin në peshë, sepse organizmi i njeriut është i krijuar në mënyrë që ta tretë vetëm ushqimin natyral.

Soja

Merret edhe në shitoret e ushqimit të shëndoshë, sikur edhe prodhimet nga ajo. Por, fara e sojës përmban helme, që mund ta parandalojnë absorbimin e mineraleve si kalciumi, magnezi, bakri, hekuri, e sidomos zinku. Soja është e pasur me proteina, por nuk është burim i mirë i proteinave, sepse proteinat e saj i bllokojnë enzimat e nevojshme për tretjen e proteinave.

Gjalpi
Ky artikull është i pasur me yndyra të ngopura, por studimet e fundit tregojnë se kolesteroli nga ushqimi nuk ka ndikim të madh në sëmundjet e zemrës. Kolesteromi është pjesë përbërëse e trupit, pa të truri dhe organet e dedikuara për krijimin e hormoneve nuk do të mund t’i kryenin funksionet, ashtu siç duhet. Pos kësaj, kolesteroli është i nevojshëm edhe për prodhimin e vitaminave, që në organizmin njerëzor prodhohet vetëm nga drita e diellit. Yndyrat e ngopura natyrale mund të jenë të dobishme, pasi e krijojnë më shumë ndjenjën e ngopjes se sa karbohidratet. Gjalpi është njëri nga burimet e pasura me vitaminë A, e cila mbron zemrën, gjëndrat tiroide…etj.

Vaji
Kjo yndyrë, në formën si të peshkut të yndyrshëm, është krejtësisht e shëndetshme, sepse ul shtypjen e gjakut, si dhe rrezikun e mundshëm për të pësuar sulm në zemër apo në tru, madje vaji i përmirëson edhe funksionet në tru. Vaji i lulediellit dhe vajra të ndryshme janë jostabilë, ato e ndryshojnë përbërjen në oksigjen apo ujë, sepse përbëhen nga radikalë të lirë që e shtojnë rrezikun nga mbipesha, kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Vezët
Disa i shmangin nga frika se do t’u rritet niveli i kolesterolit. Por, ekspertët theksojnë se vezët nuk shkaktojnë mbylljen e artereve dhe sëmundjet e zemrës. Vezët janë burim i mirë i proteinave, si dhe i vitaminës C. Më së miri është të konsumohen për kafjall.