Kujdes kur përdorni pudrën për fytyrë

Kujdes kur përdorni pudrën për fytyrëEdhe pse keni shikuar shumë video me udhëzime dhe keni blerë pudër kualitative, por edhe brushë për aplikim, fytyra juaj ende nuk duket e përkryer. Mos mendoni se fajtore është fytyra juaj, sepse ka gjasa që t’i keni bërë vetëm disa gabime të vogla.

Nëse dëshironi mbulim të plotë, më së miri është që të përdorni sfungjer për aplikim të pudrës së lëngët. Lëkurës së yndyrshme më së miri i përshtatet pudra pa shkëlqim në formë pluhuri, e cila më së lehti aplikohet me shtupë për atë qëllim. Lëkurës që kanë nevojë për shkëlqim më së miri i përshtatet aplikimi i pudrës me brushë,

2. NUK E PËRDORNI PUDRËN E DUHUR
Vërtetojeni se çfarë lloji të lëkurës keni, sepse kjo ka një rëndësi të madhe në zgjedhjen e pudrës. Në fakt, nëse keni lëkurë të tharë, shmangini pudrat pa shkëlqim, e nëse keni lëkurë të yndyrshme, shmangini ato që i japin shkëlqim lëkurës. Ngjyra është shumë e rëndësishme, kështu që përpiquni që t’i analizoni mirë testuesit. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, zgjidheni një nuancë së paku një herë më të ndritshme, e nëse keni lëkurë të tharë, zgjidheni nuancën e ngjashme me lëkurën e fytyrës suaj. Gjithashtu, nëse keni nevojë për pudër të mbrëmjes, nuk keni nevojë që ta blini atë me faktor mbrojtës.

3. APLIKONI TEPËR PUDËR

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për pudër të lëngët apo në formë pluhuri, teprica do t’jua japë një dukje, të cilën nuk e dëshironi dhe mos mendoni se ajo është mënyra e vetme e duhur për mbulim të mangësive, sepse nuk është. Me këtë do ta arrini një dukje të çrregullt, por edhe do të harxhoni tepër produkt. Gjithashtu, nëse nuk e mënjanoni tërë pudrën në formë pluhuri nga fytyra, do të keni njolla të bardha.

4. NUK PËRDORNI BAZË

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për bazë apo krem që do ta hidratojë lëkurën ose për bazë që do t’i lëmojë rrudhat, ky hap është shumë i rëndë- sishëm, për shkak se fytyra do të duket shumë më bukur, ndërsa edhe pudra e lëngët do të qëndrojë më gjatë në fytyrë.

5. E APLIKONI PUDRËN E LËNGËT EDHE ATY KU NUK DUHET

Aplikoni pudër në zonën T, e më pas e përzini me pjesën e mbetur për të arritur dukje të përkryer. Nëse aplikoni pudër edhe shumë afër flokëve, atëherë do të arrihet efekti i fytyrës së papastër.

6. NUK E RUANI PUDRËN NË VENDIN E DUHUR

Pudrën është mirë që ta mbani në dhomë të fjetjes e jo në banjë, sepse ngrohtësia dhe lagështia mund të ndikojnë në kualitet dhe në teksturë të saj.

7. NUK I PASTRONI RREGULLISHT BRUSHAT

Çdo tri javë ose së paku një herë në muaj i pastroni mirë brushat, përndryshe rrezikoni që të aplikoni shumë baktere në fytyrën tuaj, e me këtë nxitet krijimi i puçrrave.