Kujdes, komunikimi me fëmijët duhet të jetë nga poshtë lart dhe jo e kundërta

Prindër, kur flisni me fëmijën tuaj, kujtohuni, që flisni në një pozicion nga lartë poshtë. Pra, ju jeni lart dhe ulni pak kokën, për të folur me fëmijën, ndërsa fëmija, e ngre shumë kokën, për t’ju dëgjuar ju.

Pozicionohuni njëherë të vetme, si fëmijët. Provoni një herë, siç bëjnë fëmijët çdo çast dhe do të provoni vetëm vështirësinë fizike, që has fëmija, për t’ju dëgjuar. Pa mendoni, se me sa vështirësi të tjrera haset fëmija, për të kuptuar fjalën tuaj.

Mos harroni, ju e keni lënë pas fëmijërinë, ndërsa fëmija, do të jetë, në të ardhmen i rritur. I rrituri duhet ti ketë parasysh këto diferenca, nëse vërtetë do, që të bëjë mirë misionin e prindit./living/