nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Kujdes, këto ushqime dëmtojnë dhëmbët e fëmijëvenë Shëndeti & Dieta Që të ruani shëndetin e dhëmbëve të fëmijës tuaj mos e lejoni atë të konsumojë shumë nga këto ushqime: 1) Frutat dhe lëngjet e frutave Frutat, lëngu dhe tuli i tyre janë disi të dëmshme për dhëmbët e fëmijëve. Padyshim, frutat bëjnë mirë nëse do të konsumohen çdo ditë, por pa e ekzagjeruar, por edhe lëngu i tyre nuk duhet të bëhet me sheqer. 2) Pijet e sheqerosura Pijet e sheqerosura me acid dhe të gazuara duhet t’ua ndaloni totalisht fëmijëve. Do të ishte më mirë që t’u jepni një gotë qumësht. 3) Lëngje “të buta” Pijet e ëmbla apo të gjitha pijet e “buta”, mund të shkaktojnë karie për një kohë të gjatë. Fëmijët, për t’u hidratuar, duhet të konsumojnë sidomos qumësht dhe ujë. 4) Sheqeri dhe mjalti Sheqeri dhe mjalti, veçmas, apo të hedhur në ushqime apo pije për të ëmbëlsuar ato, janë vërtet të dëmshëm. Shumë i rrezikshëm është edhe zakoni i hedhjes të mjaltit te biberoni, sepse në këtë mënyrë krijohet një varësi e vështirë për t’u ndalur. 5) Çokokremi Ëmbëlsirat, reçelet e frutave, mjalti, kremërat dhe veçanërisht çokokremi duhet t’u ndalohen rreptësisht fëmijëve. Për ndonjë mes-vakt, të vegjlit duhet të konsumojnë kos natyral me ndonjë fetë frute të freskët. 6) Karamelet Karamelet dhe ëmbëlsirat janë të rrezikshme jo vetëm për konsistencën e tyre, por edhe për sheqerin që përmbajnë. Ndaj mbaini fëmijët larg tyre. 7) Çokollata Çdolloj çokollate është e dëmshme për dhëmbët e fëmijëve. Ndonjëherë do të ishte më mirë që t’i jepni vetëm ndonjë copë të vogël çokollate të pastër të errët. 8) Shurupi Shurupi dhe ilaçe të tjera pediatrike me shtesë sheqeri, mund të shkaktojnë karie. Por nëse për arsye shëndetësore, fëmijët tuaj duhet të konsumojnë shpesh këto medikamente, zgjidhni ato lloj që janë pa sheqer. 9) Ëmbëlsirat e paketuara Edhe ushqimet e paketuara nuk duhet t’u jepen të vegjëlve. Do të ishte më mirë një pjesë torte e përgatitur në shtëpi, e bërë me pak sheqer dhe me pak gjalpë. 10) Ushqimet me acid Ushqimet që kanë shumë acid, sidomos frutat si agrumet, luleshtrydhet, domatet etj., duhet të mos konsumohen asnjëherë nga fëmijët tuaj, si për dëmtimin e dhëmbëve, ashtu edhe për shëndetin në përgjithësi. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …