‘Kujdees! Këto çizme janë të rrezikshme!

 ‘Kujdees! Këto çizme janë të rrezikshme! 28-vjeçarja tha se çizmet që mban veshur janë vetëm për “gocat trime”, pasi vishen në takime që përfundojnë në shtrat.

“Janë çizme shumë të rrezikshme. Nuk do i vishja në çdo takim, pasi janë vetëm për takime që përfundojnë me seks. Nëse do që pas takimit të shkosh e qetë në shtëpinë tënde, mos i vish. Ose nëse do që të mos rrëmbehesh rrugëve, mos i vish”, tha Rihanna.

Më entuziastja e këtij bashkëpunimi ka qenë vetë Rihanna, e cila në kopertinën e Vogue-t ka veshur dizenjon më të ‘rrezikshme’ të linjës: ato çizmet e papara që mbërrijnë deri tek beli- dhe janë të shoqëruara nga një rrip mesi me elemente kristali. Këto janë më të preferuarat e RiRi-t, pasi shpërfaqin më së miri karakterin e saj- por edhe të femrave që kërkojnë të njejtat gjëra si ajo: të ndihen të forta, të ndihen femra.

Nuk janë thjesht çizme! ‘Kujdees! Këto çizme janë të rrezikshme! Nëse ke ndërmend të kthehesh të flesh në shtëpinë tënde, mos i vish! Do të të rrëmbejnë nëse i vesh këto çizme, këto çizme hapin telashe!’, thotë Rihanna.

Bashkëpunimi i shumëpritur i Rihanna-s me Manolo Blahnik u publikua ekskluzivisht në numrin e ri të Vogue-t britanik dhe do të përmbajë 6 dizajne.

Ëmbëlsi prej xhinsi- është quajtur kjo linjë e punuar nga RiRi dhe Manolo, i cili është shprehur tepër entuziast për këtë bashkëpunim: ‘Jam shumë i mikluar nga rezultatet. Të punoje me Rihanna-n ishte e mrekullueshme; grinta, pasioni, kreativiteti dhe stili i saj janë shëmbëllyer në këto dizenjime të shkëlqyera! Të gjithë do t’i dashurojnë ato sapo t’i shohin!’

BossRihanna dhe Manolo Blahnik, themeluesit të markës së prestigjit të lartë për këpucët.