Krem me jargë kërmilli për një lëkurë të bukur dhe rinore

Krem me jargë kërmilli për një lëkurë të bukur dhe rinoreJarga e kërmillit është baza e shumë trajtimeve bukurie të gjeneratës së fundit dhe u zbulua rastësisht nga disa punëtorë të një akuariumi. Tek rregullonin për ditë më radhë vaskat e kërmijve, atyre iu zbutën duart, kjo si pasojë e kontaktit të vazhdueshëm me sasi të larta të jargëve të kërmijve.

Nga ky zbulim ka kaluar shumë kohë, aq sa sot ka shumë kremra me përmbajte të jargëve të kërmijve në dispozicion komercial. Edhe kohë më parë janë njohur vetitë që ka kërmilli, ku në Greqinë e lashtë është përdorur në prepjekje për të rifituar forcën, ndërsa romakët e lashtë e konsumonin me qëllim shërimin e gastriti

Jarga e kërmillit përdoret nga vetë kërmilli si mbrojtës për trupin e tij të butë, i cili duke u tërhequr në tokë rrezikon të dëmtohet. Për më tepër, kjo krijesë e vogël e shfrytëzon këtë edhe si një mburojë për të parandaluar kafshët e tjera ose bakteret të hyjnë në zhguallin e tij. Sot jargët e kërmillit përdoren edhe si një trajtim bukurie, por edhe si kurë homeopatik për stomakun dhe organet e tjera.

Jargët e kërmillit: veti të papritura për një trajtim që nuk e njihnit
Jarga e kërmillit përmban përqindje të larta të alantoinit, përbërës aktiv që stimulon prodhimin e shtresave të reja të lëkurës duke hequr qelizat e vdekura. Në sajë të këtij parimi, kozmetika e bazuar në jargët e kërmillit është e aftë për të dhënë një pamje të ndritshme dhe të qetë në fytyrë dhe trup. Përveç kësaj, ai përmban antibiotikët natyrorë dhe për këtë arsye është përdorur edhe për trajtimin e akneve.

Në përbërjen e tij gjejmë sasi të konsiderueshme të acidit glikolik, e njëjta substancë që përdoret për të bërë piling të thellë dhe për të kuruar lëkurën e dëmtuar nga shenjat dhe rrudhat. Nuk mungojnë as vitaminat mes vetive të këtij kremi: Vitamina A që mbron lëkurën nga sulmet e jashtme, vitamina C stimulon prodhimin e kolagjenit dhe vitamina E që ka veti antioksiduese.
Krem me jargë kërmilli për një lëkurë të bukur dhe rinore

Kur ju të vendosni ta përdorni këtë krem për të trajtuar shenjat apo njollat e lëkurës është e mjaftueshme ta aplikoni atë në zonën e prekur disa herë në ditë, pasi ta këni pastruar mirë zonën e prekur me një pastrues natyror. Përfitimet maksimale janë marrë duke e përdorur atë natën, sepse në këto momente lëkura juaj përballet me rinovimin e qelizave dhe kështu kremi me jargë kërmilli mund të sjellë dobi maksimale.
Duke qënë një krem 100% natyral, ai mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar skuqjet në kofshët e fëmijëve të vegjël. Ai absorbohet lehtë dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, madje, ndihmon për të kufizuar fillimin e rrudhave sidomos rreth syve dhe buzëve. Në sajë të qëndrueshmërisë së tij është i përkryer si një bazë për make-up, ose për tu përdorur para ekspozimit në diellit.

Një nga përdorimet origjinale të kremit të jargëve të kërmilli është ai i ftohtë. E mbani atë në frigorifer dhe bëhet një freskues i përsosur për t’u përdorur pas diellit, por edhe për të lehtësuar ënjtjet e këmbëve të atyre që vuajnë nga venat me variçe.