Kostumet e banjës për këtë verë

Sipas dizajnerëve brazilianë, të cilët idetë e tyre i kanë prezantuar në Javën e modës së atjeshme, për sezonin e ardhshëm do të barten kostumet e banjës me më pak material që janë bartur ndonjëherë.

Motoja e këtyre dizajnerëve është “sa më pak material me detaje të ndryshme”, ndërsa bikinit janë paraqitur me ngjyra të ndryshme.

Në javën e modës, e cila mbahet në Rio de Janeiro, kostumet e banjës për sezonin e ardhshëm i kanë paraqitur brendet e tilla, si Salinas’, Agatha dhe Blue Man, duke treguar se në plazhe do të dominojë minimalizmi, por jo vetëm në aspektin e modës, por edhe në sasinë e materialit të përdorur.

Edhe pse dizajnerët brazilianë i rekomandojnë mini-bikinit për sezonin e ardhshëm, nëse akoma nuk e keni zgjedhur modelin e kostumeve të banjës me të cilat do t’i kaloni pushimet, atëherë mund të kopjoni disa nga modelet braziliane për sezonin e ardhshëm, duke i bartur ato që në këtë sezon.