Koleksioni retro glamuroz Pre-Fall nga Zac Posen

Kreacionet e Zac Posen admirohen nga shumë personalitete të njohura. Kreacionet e tij elegante shpesh herë janë më mbreslënëse në tepihun e kuq të Holivudit, andaj të jeni të sigurtë se Pre-Fall koleksioni i tij më i ri nuk do të mbetet e joeksponuar.

Dizajneri amerikan 31-vjeçar shfaqi koleksion toalete të cilat çdo femër do t’i dëshironte për rastet në të cilat do të dëshironte të dukej glamuroze.

Duke shfrytëzuar kadife, siluetë të sirenave tek fustanet, retro volum, Zac na përkujton në bukurinë e stilit nga Holivudi i vjetër.