Koleksionet e fustaneve te nuseve 2011: tendencat e vitit

Koleksionet e fustaneve te nuseve 2011 kane nxjerre ne pah tendencat e ketij viti.

Vitin e shkuar u pa dukshem rikthimi i tylit me gjatesi asimetrike, ndersa per 2011 trendet sjellin kthimin e klasikes. Fustanet me ngjyra jane ne perendim, dhe mbizoteron e bardha e paster.

1- Fustane nusesh Vintage
Jna e fustane pergjithesisht te thjeshte, me gjatesi deri poshte gjurit ose siper kaviljes, por jo te gjate. Pjesa e siperme mund te jete ne tipe te ndryshme. Gjithashtu dhe perdorimi i dorezave te shkurtra prej tyli i kombinohen me se miri ketij stili.

2- Fjongo si dekor

Fjongot mund te jene me ngjyra ose te se njejtit ton. Kete vit, fjongo klasike ne stilin e Hirushes eshte e aplikuar kudo. Me tradicionalet duhet ta pozicionojne pas shpine, ku fillon pjesa em fundit, edhe perpara ngjajne shume shik, ne pjesen e gjoksit etj.

3- Fustane si princesha
Kjo eshte tendenca e vertet dhe do ta keni vene re duke pare koleksionet qe ju kemi mundesuar here pas here. Struktura eshte e njejta, ngjyra e bardhe eshte ajo perfekte, por eshte shume i pelqyeshem edhe ngjyra e fildishit apo njgyra roze e zbehte. Shume moderne eshte dhe pjesa e bustit i cili mund te cmohet me gure apo kristale./ikub/