Këto janë simptomat e helmimit nga ushqimi që secili duhet t’i dijë

Këto janë simptomat e helmimit nga ushqimi që secili duhet t’i dijëNëse keni imunitet të dobët, helmimi nga ushqimi mund t’ua rrezikojë jetën. Asnjë lloj ushqimi nuk është i sigurt, madje edhe sallata e gjelbër më e thjeshtë.

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë. Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët, tek të cilët madje edhe helmimi i parrezikshëm në pamje të parë, mund të jetë fatal.

Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me ushqim mund të jenë edhe parazitët, për shembull, Entoameba histolytica. Me këtë më së shpeshti është e kontaminuar sallata e gjelbër.

Shenjat e helmimit nga ushqimi fillojnë nga një dhimbje e stomakut e deri te vjellja dhe jashtëqitja.

Këto janë simptomat e helmimit nga ushqimi:

Marramendje

Dhimbje barku

Grip

Vjellje

Fryrje e barku etj.

Thirreni ndihmën e shpejtë nëse:

Keni simptoma të dehidrimit më serioz – urinim i dobët, sy të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.

vështirë përtypni, flisni dhe merrni frymë, keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.