Këshilla për heqjen e celulitit me ndihmën e kafesë dhe limonit

Këshilla për heqjen e celulitit me ndihmën e kafesë dhe limonitBëhet fjalë për preparate të thjeshta dhe të lira, të cilat pa problem mund t’i bëni në shtëpi. Lëkura që i ngjan asaj të portokallit nuk është një gjë, me të cilën krenohen femrat, e me arritjen e ditëve të ngrohta ato fillojnë të bëjnë panik.

Duhet zbuluar këmbët, po afrohet vera dhe koha e kostumeve të notit, ndërsa trupi është i mbuluar me celulit.

Njëra nga mënyrat më efikase për heqje të atyre shtresave është ajo me masazh. Mjafton ta merrni vajin për fëmijë dhe për çdo ditë t’u bëni masazh sipërfaqeve të mbuluara me celulit. Nëse përveç kësaj përdorni edhe disa gjëra të tjera shtëpiake, rezultati do të vërehet shumë shpejt. Disa ndikojnë në brendi e disa në pjesën e jashtme. Mos harroni edhe që qarkullimi i mirë i gjakut është i rëndësishëm në luftën kundër celulitit, kështu që nuk rekomandohet veshja e rrobave shumë të ngushta.

Gjithashtu, ndani për çdo ditë nga 15 minuta kohë për ushtrime që nxisin funksionin e muskujve në pjesët ku gjenden shtresat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pija nga limoni dhe piperi i kajenit

Tri herë në ditë e pini koktejin e bërë nga një gotë me ujë, lëng të freskët të limonit dhe një sasie të vogël të piperit të kajenit.

Fërkimi i lëkurës me kafe

Kafeja ndikon mirë në lëkurë dhe e nxit qarkullimin e gjakut. Lëkurën është më së miri që ta fërkoni me kafe nën dush, derisa është e lagur. Për këtë mund t’ju ndihmojë mbetja e kafesë, të cilën e keni pirë. E fërkoni lëkurën për disa minuta, por lehtë, e më pas e shpëlani me ujë. Pas kësaj lyejeni me vaj të kokosit.