Këshilla dhe truke për makiazh që duhet ti dini

Femrat investojnë shumë kohë në ritualet e përditshme për zbukurim. Për të përfituar në kohën që keni caktuar për makiazh, ju rekomandojmë disa këshilla dhe truke praktike nga make-up ekspertët të cilët profesionin e tyre e kanë mësuar deri në detajin më të vogël dhe të cilët nuk përmbahen të shpërndajnë nga ndonjë sekret profesional.

Nëse nuk dëshironi që buzëkuqi të ju mbetet në dhëmbë, lyeni dhëmbët me vazelinë.

Lyeni dhëmbët e parë të nofullës së sipërme me vazelinë për të mbrojtur një pjesë të buzëkuqit të kalojë në dhëmbët tuaj. Ky është një truk i vjetër nga Holivudi që nga vitet e 40-ta, i cili përdoret deri më sot.

Kur jeni të lodhur dhe keni sy të skuqur, përdorni pika për sy. Pikat do ta eleminojnë skuqjen e syve. Nuk ka asgjë më të mirë dhe më primare se sy të “pastër”.

Rimeli i kaltërt nuk është për sy të kaltërt. Nëse jeni me fat të keni sy të kaltërt, mos përdorni rimel të kaltërt, sepse do të ju prishë ngjyrën natyrale të syve.

Për qërpikë më të gjatë dhe më të dendur, vendosni pudër në formë pluhuri para se të bëni makiazh të syve.

Me një furçë për pudër vendosni pudër në formë pluhuri mbi kapakët e syve para se të filloni me makiazh. Jo vetëm se do të krijoni një shtresë ideale që hijet të jenë të fiksuara më gjatë kohë, por edhe do ti bëni qërpikët më të dendur.

Pudra në formë pluhuri e cila do të kapet për qërpikët, sëbashku me maskaranë do të formojë pastë e cila do ta rritë volumin dhe në mënyrë vizuale do t’i zgjasë qërpikët.

Nën vetulla vendosni bezh hije për sy ashtu që sytë do të ju duken më të mëdhenj dhe më të hapur.

Çdo herë kur sytë ju duken të lodhur, në mënyrë instante mund t’i zgjoni duke vendosur bezh ose hije të bardhë në zonën nën vetulla. Me këtë truk do të arrini që sytë të ju duken më të mëdhenj dhe më të hapur, sepse do të krijoni iluzion të një liftingu të vogël të vetullave.

Hijet e zeza nuk duhet të përdoren jashtë kapakut të syrit.

Hijet e zeza për sy rekomandohet që të vendosen në kapakun e sipërm të syrit dhe për të “vizatuar” nën sy, e asnjëherë nuk duhet të përdoren mbi kapakun e sipërm të syrit, gjegjësisht nën vetulla, sepse do të krijojnë pamje kaotike.

Nëse dëshironi të testoni një buzëkuq të ri me niansë të re, bëjeni atë në maje të gishtave.

Dëshironi të dini se si do të duket një niancë e re e buzëkuqit? Vendoseni atë në maje të gishtit të dorës. Ky regjion i dorës është më i afërt me ngjyrën dhe teksturën e buzëve tuaja, andaj lehtë do të mund të vlerësoni se vallë niansa e tillë është për juve ose jo.

Për vizatim të përkryer me eye-liner, vijën e dëshiruar fillimisht bëjeni me vija të ndërprera.

Me laps për sy vizatoni vijën që do ta bëni por me vija të ndërprera. Filloni nga këndi i jashtëm dhe vizatoni sa më afër qërpikëve. Pastaj, bashkoni vijat e ndërprera me eye-liner të rrjedhshëm. Në këtë mënyrë do ti minimizoni shanset për gabim.

Nëse nuk keni eye-liner, vendosni hije të zezë ose të përhimtë të mbyllur me furçë të lagur.

Nuk keni eye-liner? Me majat e fijeve të një furçe të lagur për makiazh, vendoseni atë në hijen që e përdorni. Menjëherë do të shihni se ngjyra e hijes është më intenzive – ideale për të vizatuar sytë.