Këpucë që rehatojnë këmbët

Stilisti francez i këpucëve, Raphael Young, ka patentuar këpucë me take të larta me të cilat femrave u garantohet komfort gjatë tërë ditës.

Këpucët e quajtura “R-Flex” kanë shufra të çelikta në take, gel lateksi në nënshtresat e lëkurës dhe gomë të injektuar në materialin nën këmbë.

Kushtojnë më shumë se 400 euro, ndërsa për komfort të ecjes meritore janë taket e larta me pllaka elastike nga goma dhe lëkura, si dhe shufrat e çelikta në take.

Në këpucë gjendet edhe një pjesë e palakueshme nga çeliku, i cili gjendet në afërsi të gishtave, ndërsa është u dizajnuar që këpuca të jetë stabile dhe të parandalojë dredhimin e kyçit të këmbës.

Young ka thënë se inspirimin për krijimin e këpucëve të rehatshme e ka pasur para 12 vjetësh, gjatë kohës së vizitës së një fabrike, e cila ka prodhuar këpucë të dizajnuara për të qenë fleksibile dhe që mundësojnë ecje natyrale.

“Pas hulumtimeve në fabrikë, kam gjetur zgjedhjen teknike për të bërë këpucë fleksibil dhe të rehatshme pothuajse sikur këpucët e baletit”, ka thënë Young.