Kater komplekset seksuale tek meshkujt

Derisa femrat pa nevoje ngarkohen me shume komplekse lidhur me trupin e tyre, celulitin dhe kilogramet e tepert, as meshkujt nuk jane fare me te mire, vecanerisht kur eshte fjala per seksualitetin e tyre.

Mesoni se me cilat komplekse seksuale perballen cdo dite meshkujt:

 
1.Madhesia e organit seksual
 
Kompleksi i perjetshem i gati cdo mashkulli eshte pikerisht ne madhesine e krenarise se tyre. Gara dhe krahasimi i perjetshem fillon qe ne shkolle dhe vazhdon gjate tere jetes. Megjithate, madhesia nuk eshte garanci e kenaqesise. Informohuni per teknikat e shumta te joshjes dhe zgjimit te pasionit, per te cilat partnerja juaj do t’ju jete shume mirenjohese.
 
2.Xhelozia
 
Ate qe duhet ta dije cdo mashkull eshte qe partnerja e tij ka pasur jete edhe para tij. Xhelozia ne ish-partneret seksuale eshte e shpeshte, por me te vertete e panevojshme dhe pajustifikuar.
 
3.Dominimi
 
Shumica e meshkujve konsiderojne qe pikerisht ata duhet te udheheqin lojen. Nese me te vertete deshironi ta shijoni pasionin, lejonin partneres te tregoje cka di dhe t’ju befasoje me gjerat interesante, te cilat do t’ju cojne deri ne kulm te pasionit. 
 
4. Krahasimi
 
“A jam me i mire se te tjeret?”, eshte pyetja ne te cilen shume meshkuj cdo dite jane ne kerkim te pergjigjes. 
 
Edhe pse gara eshte ne gjenet e tyre, eshte e rendesishme te dihet qe femra e dashuruar vertet nuk mendon ne ate menyre dhe qe berja e dashurise varet nga ndjenjat dhe pasioni.
 
Teknika pervetesohet me kalimin e kohes, vecanerisht kur partneret jane ne lidhje me te gjate.