Kater format me te shpeshta te fobive

Fobite jane ndjenja dhe reagime te tepruara dhe akute frike per situata ose objekte te vecanta, te cilat nuk kane baza reale dhe mjaftueshem bindese per te justifikuar nivelin e frikes dhe shqetesimit qe provokojne.

Njerezit mund te zhvillojne fobira per nje numer gjerash pafund. Disa nga fobirat me te shpeshta jane: frika nga lartesite (akrofobia), fobia sociale, fobite e thjeshta dhe fobia shkollore. Kur personat me fobi ndeshen me objekte qe u shkaktojnesheqetesime , ata provojne ne menyre tipike panik, te perziera dhe me ankth akut. Fobite nuk zhvillohet pa nje shkak fillestar, por mesohen ne saje te ngacmuesve specifike.

Fobia sociale: Ka te beje me  friken dhe shqetesimet e tepruara dhe irracionale gjate bashkeveprimit me njerez te tjere. Fobia sociale perfshin friken ndaj kritikave, ndaj gabimeve, ajo e te folurit ne publik, etj. Kjo lloj fobie shpesh ndeshet  ne adoleshence dhe mund te krijojne problem serioze ne jeten e nje individi deri edhe ne izolimin e tij. Sipas statistikave, crregullim ndeshet me shume te meshkujt se sa tek femrat.

Fobite e thjeshta: Jane nder fobite me te perhapura. Nje ne dhjete persona vuan nga nje fobi e thjeshte. Individi me nje fobi te thjeshte shpreh nje frike te tepruar te paarsyeshme ndaj ngacmimeve te vecanta. Fobite e vecanta apo thjeshte dhe te perhapura lidhen me me qente, gjarperinj, insektet, gjakun, hapesirat e mbyllura dhe lartesite. Fobite e thjeshta nuk perfshijne friken nga situata sociale ( fobite sociale), as friken e krizes se panikut ( crregullimet e panikut, apo agorafobite). Femrat jane ato qe provojne me shume fobi te thjeshta. Ne kete rast problemi mund te linde ne cdo moshe. Simptomat qe shfaqen jane: aritmi kardiake, dridhje, djerse dhe gjendje te fikti.

Fobia shkollore: Lind nga ankthi i ndarjes prej prinderve, te cilin e perjetojne thuajse te gjithe femijet ne vitet e para te jetes. Simptomat shfaqen qe ne momentet e para dhe jane: diare, te vjella, ankth, refuzim per te shkuar ne shkolle,etj.

Agrofobia:Origjina e kesaj fjale gjendet ne greqishten e lashte “agora’ qe do te thote shesh dhe ka te beje me friken nga ambjentet e hapura. Shpesh kjo lloj fobie trajtohet jo vetem si shkaku i frikes sone, por edhe si pasoje e pamundesise per te marre ndihme ne ambjente te hapura ne  rast rreziku.