Kalciumi, cila forme eshte me e mira

Roli i kalciumit ne shendetitin e kockave eshte i padiskutueshem. Ka shume produkte te pasura me kalcium, por ketu do te shpenzojme pak kohe duke folur per format e ndryshme te suplementit te kalciumit.

Referenca dietetike per kalciumin per te rritur eshte 1000 mg- 1300 mg ne dite ne varesi te moshes dhe seksit.

Nese merrni supplement kalciumi sigurohuni per sasine e nevojshme te kalciumit elementar dhe jo per sasine totale. Keshtu nje tablete me 500 mg calcium carbonate ka 200 mg calcium elementar.
Kalciumi thithet nga zorret e holla.

Jo e gjithe sasia e kalciumit qe ne konsumojme thithet nga zorra. Sasia e kalciumit te thithur varet nga shume faktore, si aciditeti i permbajtjes se zorres, vit D, niveli i estrogjeneve, forma e kalciumit te marre.
Tipe te ndryshme te kalciumit

Nje factor i rendesishem qe influencon thithjen e kalciumit eshte shperberja e pilula. Sigurohuni qe pilla permbush standartet e farmakopese se nje vendi te zhvilluar.

Calcium citrate
Kalciumi thithet me mire ne nje ambient acid. Keshtu qe kjo forme eshte me e absorbueshmja nga te gjitha format e kalciumit. Vecse permbajtja e kalciumit elementar per pill eshte me e vogel. Kujdes do treguar ne pacientet me reflux acid te cilet mund te mos e tolerojne kete forme te kalciumit.

Calcium carbonate
Eshte forma me e perhapur ne treg. Kerkon nje sasi ekstra te acidit ne stomak, prandaj eshe e mira qe te merret pas ushqimit.

Calcium glukonate ose Calcium lactate jane forma qe permbajne nje sasi te vogel te kalciumit elementar keshtu qe duhet marre nje sasi e madhe tabletash per te plotesuar suplementin e nevojshem.