Kafeina në vendin e punës

Kafe, çaj, ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën.

Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës.

Ndonjëherë shumë njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë zgjuar, qoftë edhe gjatë ditës në punë. Dhe akoma më e vështirë është për ata që punojnë natën. Megjithatë, studim i ri nga grupi Cochrane tregon se kafeina jo vetëm që mban punëtorë të tillë zgjuar por i ndihmon ata të punojnë më mirë e të bëjnë më pak gabime gjatë punës.

Shkencëtarët shqyrtuan rezultatet e 13 studime të ndryshme të cilat tregojnë se tek më shumë se 15 përqind e punëtorëve në vendet më të industrializuara, puna me orar jo të rregullt mund të prishi orën bilogjike të një personi duke shkaktuar pagjumësi kronike, lëndime në punë, e aksidente me makinë gjatë rrugës për në punë ose kthim nga puna.

Provat treguan se tek punëtorët që shtuan marrjen e kafeinës nëpërmjet pijeve të ndryshme si kafe e çaj, u vu re një përmirësim i kujtesës dhe shtim  në vëmendje, perceptimin, dhe aftësi arsyetimi.

Pjesmarrësit në studim ishin të moshës 20 – 30 vjeçare. Autorët e studimit thonë se kërkime të tjera janë të nevojëshme për të përcaktuar se një rritje në konsumin e kafeinës mund të afektojë edhe punonjësit më të moshuar.