Jua prezantojmë 5 sekrete të bukurisë

Jua prezantojmë pesë gabimet më të mëdha të bukurisë. Kuptojeni çka është gabim, e çka e vërtetë,raporton Gazeta Kosova Sot

1. GABIMI: SASIA E TEPËRT E BALSAMIT MUND T’I DËMTOJNË FLOKËT E vërteta: Kjo nuk është e saktë, meqë asnjëherë nuk mund ta teproni me balsam. Deri te ky gabim me gjasë ka ardhur kur femrat kanë përdorur atë regjenerues që nuk ka qenë adekuat për to, respektivisht për llojin e tyre të flokëve. Një arsye tjetër mund të jetë që nuk e kanë përdorë balsamin si duhet, meqë si gabimi i parë, po ashtu edhe ky i dyti, bëjnë që flokët të jenë më të yndyrshme, apo të pajeta, gjë që njerëzit mendojnë se shkaktohet nga sasia e tepërt e balsamit.

2. GABIMI: PËR SHKAK TË KREMIT ME FAKTOR TË LARTË MBROJTËS, NUK MUND TË NXIHEMI E vërteta: Lëkura juaj do të nxihet gjithsesi, përdorni krem me faktor mbrojtës10 apo 25, por me kremin me faktor më të lartë do ta mbroni më mirë lëkurën tuaj nga djegiet, krijimi i rrudhave dhe plakja më e shpejtë. Preferenca e mjekëve është që të mbroheni sa më mirë, meqë dobia është e shumëfishtë. Jo vetëm që ngjyra, falë faktorit mbrojtës, do të qëndrojë më gjatë, por edhe lëkura juaj do të duket më e re dhe më e shëndoshë. E, sa u përket rrudhave apo mbrojtjes nga kanceri i lëkurës, nuk ka nevojë të flasim, kjo nënkuptohet.

3. GABIMI: LËKURA DUHET TË MARRË FRYMË E vërteta: Lëkura asnjëherë nuk merr frymë. Ajo furnizohet me oksigjenin, të cilin e thithim me anë të mushkërive. Shikuar teknikisht, lëkura “nxjerr frymën” kur djersitet. D.m.th., nëse në fytyrë keni një shtresë të hollë të pudrës së lëngët, e jashtë bën tepër nxehtë, atëherë lëkura juaj mund të ketë probleme që të djersitet. Por, ajo assesi nuk do të vuajë nga mungesa e oksigjenit.

4. GABIMI: RRUAJTJA E SHTON DENDËSINË DHE TRASHËSINË E QIMEVE, KURSE DEPILIMI I TËHOLLON DHE I RRALLON ATO E vërteta: Sikur të ishte kështu, rruajtja qëmoti do të largohej nga përdorimi, apo jo? Dallimi kryesor është që, me rastin e rruajtjes, ne i presim qimet mu në vendin ku kanë dalë nga lëkura. E, me rastin e depilimit, qimet i shkulim me rrënjë. Në atë vend paraqiten qimet e reja, të cilat në prekje duken të buta, për dallim nga ato pas rrojës që duken të forta.

5. GABIMI: MUND TË BËHENI TË VARUR NGA BALSAMI I BUZËVE E vërteta: Tema për të cilën flitet me dekada, është aktuale edhe sot e kësaj dite. Duket se me të vërtetë ekziston mundësia që të bëheni të varur nga balsami i buzëve dhe nga ndjenja që të keni vazhdimisht buzë të njoma. Lëkura në buzë është e hollë dhe nuk ka numrin e njëjtë të gjëndrave, që prodhojnë yndyrë sikur në lëkurë, prandaj buzët me këtë rast thahen më shpejt. Por, nëse i mbuloni me balsam, që është bërë nga petrokimikatet, atëherë ato lehtë mund ta humbin aftësinë, të cilën e kishin pasur, që ta prodhojnë faktorin lagështues, i cili i bën të buta dhe të lagështa. Për këtë shkak preferohet që të përdorni balsame, që janë bërë nga dylli natyror dhe nga hidratuesit bimorë.