Jelekët që zbërthehen vetëm për dashuri

jelek-euml-t-q-euml-zb-euml-rthehen-vet-euml-m-p-euml-r-dashuri_hdNëse zemra rreh fort, jelekët hapen. Të lidhura me një aplikacion të veçantë, True Love Test Bra janë disa jelekë inteligjentë të teknologjisë së fundit, të cilat hapen vetëm para dashurisë së vërtetë.

Këta jelekë janë ideuar nga kompania japoneze “Ravijour”, ndërsa brenda tyre fshihet një sensor që regjistron rrahjet e zemrës dhe që i transmeton nëpërmjet bluetooth në një aplikacion që i analizon.

Kur rrahjet e zemrës e kalojnë normalitetin, jelekët hapen, shkruan Noa. Ndërkohë përballë kësaj risie të veçantë ideatorët shprehen se, “Më parë jelekët ishin në mënyrë që të hiqeshin sa më parë, ndërsa tashmë janë kthyer në një mjet për të testuar dashurinë e vërtetë.