Ja si ti parandaloni rrudhat përreth syve

Ja si ti parandaloni rrudhat përreth syvePlakja sjell shumë telashe në dukjen tonë. Me kalimin e viteve, fytyra fillon të rrudhoset, sepse humb elasticitetin dhe fortësinë dhe fillon të lëshohet.

Shenjat e para të plakjes shfaqen përreth syve. Ndodh që muskujt dhe indet të dobësohen gjatë kalimit të kohës, sepse bie prodhimi i kolagjenit.

Pos kësaj, yndyrat dhe lëngjet grumbullohen përreth syve duke e bërë atë hapësirë të ndjeshme. Si rezultat i kësaj, përreth syve shfaqen qeska të errëta, prandaj edhe dukeni më të vjetër se sa që në fakt edhe jeni. Pos plakjes, ekzistojnë edhe faktorë tjerë që ndikojnë në qeskat e ënjtura. Në fakt, njerëzit që kalojnë përmes ndryshimeve hormonale shpeshherë nuk flenë dhe janë në stres. Po ashtu, shumë shprehi të jetës si alkooli dhe duhani mund të ndikojnë në plakjen e parakohshme.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është gjenetika, që luan rol të rëndësishëm. Eyeliner-i dhe hijet për sy janë më pak janë të dukshëm, duke zvogëluar efektin e grimit. Për fat të mirë, ekziston një recetë e thjeshtë shtëpiake që në masë efikase e kapërcen këtë problem estetik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ju nevojiten vetëm 1 të bardhë të vezës dhe shkopi për veshë.

Puna e parë që duhet të bën është që thellësisht t’i pastroni kapakët nga grimi, në mënyrë që lëkura të jetë e thatë dhe e pastër. Ndani të bardhët e vezës. Futeni shkopin aty, mbyllni kapakun e syve dhe kaloni me shkop sipër. Mbani sytë mbyllur derisa të jetë tharë të bardhët e vezës. Si alternativë, përdorni tharësin e flokëve për ta shpejtuar procesin e tharjes, më pas e shpëlani.