Ja si shkatërrohet lidhja

Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht t’i bëjë me dije të shoqit se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij.

Që nga fillimi i lidhjes duhet t’ia bëni të qartë se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj.

Mundohuni që të mos lini anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj, si dhe duhet të jeni të vëmendshme në sjelljet dhe shprehitë e tij. Vonesat në punë, kërcimi kur cingëron telefoni, pispillosja para pasqyrës, blerja e garderobës së re dhe parfumeve, janë shenja që duhet t’u tërheqin vërejtjen.

Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, duhet të ndërmerrni diçka urgjentisht. Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes dhe butësi, seks të mirë dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive.