Ja pse po ju bien flokët

 Ja pse po ju bien flokëtFlokët janë të shëndetshme aq sa është ushqimi i shëndetshëm që konsumojmë, pasi që trupi thith materiet ushqyese që ne hamë. Prandaj, kur ne nuk ushqehemi me ushqime të shëndetshme, trupi ynë nuk mund të bëjë magji dhe të bëjë që ne të dukemi bukur. Flokët, lëkura dhe thonjtë janë shenjat e para, që tregojnë se nuk jemi duke u ushqyer shëndetshëm.

Nëse jeni duke u përballur me rënie të flokëve ose flokët tuaj, kanë filluar të duken më të dobëta, atëherë bëni mirë të shikoni gjërat, me të cilat jeni duke u ushqyer, pasi që mungesa e disa lëndëve ushqyese luan rolin kryesor në humbjen e flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zinku

Zinku është shumë i rëndësishëm në rritjen normale të flokëve, pasi që është përgjegjës për krijimin e qelizave të lëkurës dhe të flokëve. Mungesa e zinkut në shumicën e rasteve shkakton rënien e hershme të flokëve. Për të konsumuar zink, ju duhet të ushqeheni me arra, fara të ndryshme dhe me vezë dhe, nëse nuk mund të ushqeheni me këto ushqime, atëherë bëni mirë të merrni antibiotikë që përmbajnë zink.

Proteinat

Flokët përmbajnë më së shumti proteina, pasi që 90 për qind e tyre është e ndërtuar nga proteinat, andaj në rastet kur trupi nuk merr proteina të mjaftueshme e pësojnë flokët. Shumica e proteinave që hyjnë në trup vijnë nga pemët dhe perimet, andaj konsumimi më i shpeshtë i pemëve dhe perimeve jo vetëm që i bën mirë trupit tuaj, mirëpo ndikon edhe në mirëqenien e flokëve tuaj.

Vitamina A

Vitamina A është prej lëndëve ushqyese më të nevojshme për lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj. Në fakt, mungesa e Vitaminës A mund të shkaktojë gjithçka, duke filluar nga aknet, dhimbjet në nyja, dobësim në të shikuar dhe rënien e flokëve. Vitamina A gjendet në masë të madhe në perimet, si: karotat, spinaqi, patatet etj.

Vitamina C

Vitamina C është një tjetër lëndë shumë e rëndësishme ushqyese, jo vetëm për sistemin e imunitetit, mirëpo edhe për lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj. Vitamina C prodhon kolagjen, i cili rigjeneron qelizat e lëkurës. Mënyra më e mirë për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C është përmes konsumimit të frutave të malit, limonit, domateve, bronkolit dhe perimeve të gjelbra.

Hekuri

Me siguri që keni dëgjuar, që hekuri është shumë i mirë për flokët tuaj, mirëpo ne do t’ju tregojmë për ushqimet që përmbajnë më së shumti hekur. Besoni ose jo, hekuri nuk gjendet më së shumti në mish, mirëpo në pemë dhe perime dhe zakonisht preferohet të konsumohet bashkë me ushqimet që përmbajnë sasi më të madhe të vitaminës C, pasi që kjo lloj vitamine i ndihmon trupit që të pranojë më lehtë hekurin.

Yndyrat e shëndetshme

Nëse nuk ushqeheni me yndyrë, ju do t’i mbysni flokët tuaj. Yndyrat e shëndetshme janë ‘shokët tuaj’, të cilët nuk duhet shmangur kurrë, nëse dëshironi të keni lëkurë, flokë dhe thonj të shëndoshë. Burimet më të mira të yndyrës së shëndetshme janë arrat dhe farat.

Sulfuri

Ndonëse rëndësia e tij nuk është edhe aq e njohur, sulfuri ka rëndësi të madhe në bukurinë femërore. Sulfuri është minerali më i dobishëm për njeriun, pasi që ndikon në pastrimin dhe forcimin e lëkurës. Ai parandalon plakjen e parakohshme përmes prodhimit të kolagjenit. Burimet më të mira të sulfurit janë: qepët, hudhrat, vezët, avokadot, bananet dhe shalqiri. Sulfuri forcon trupin tuaj përmes prodhimit të keratines, andaj për të pasur flokë dhe lëkurë më të shëndoshë, konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë shumë sulfur.