Ja ngjyra më e mirë e flokëve për tenin tuaj

Ja ngjyra më e mirë e flokëve për tenin tuajNgjyra e flokëve mund ta ndryshojë dukjen tuaj në përgjithësi, pasi që flokët dhe ngjyra e tyre ‘rrumbullakojnë’ fytyrën tuaj.

Lëkura e zbehtë me nuanca të kaltra dhe rozë: E kaltra e ngrohtë me nuanca të arta.

Një numër i madh i femrave me këtë ten shpesh zgjedhin nuanca të hirta, por nuk do të dëshironit që ngjyra e flokëve tuaj të përzihet me tenin tuaj. Nuancat e arta fytyrës suaj i japin ngrohtësi dhe do të dukeni më të freskëta.

Teni i mesëm me nuanca të ngrohta: Ngjyrë çokollate me nuanca të kafesë

Ngjyra e mbyllët thekson sytë, por kjo ngjyrë duket shumë serioze për femrat me këtë ten. Ngjyra e çokollatës me nuanca të kafesë është e shkëlqyeshme, sepse syve tuaj u dhuron shkëlqim.

Teni i ftohtë me nuanca të verdha: E artë në të kuqe

Femrat me ten të ndritshëm do të duhej ta shmangnin ngjyrën e flokëve, pasi që duken shumë natyrale e në vend të kësaj duhet të lozin me kontrastin midis flokëve dhe tenit. Nevojitet guxim që të kombinohen ngjyrat e ngrohta me ten të ftohtë, por nuancat e kuqe janë të shkëlqyeshme në raste të tilla.

Teni me ngjyrë ulliri me nuanca të ngrohta: Ngjyra e mbyllët me nuanca të kafesë

Nuancat e forta, të mbyllëta theksojnë linjat e fytyrës suaj, që mund të jenë të mira dhe të këqija. Nëse keni qeska nën sy, ngjyra e errët e flokëve vetëm sa do t’i theksojë. Nëse keni sy të ndritshëm dhe buzë të fryra, ngjyra e errët i vë në shprehje.

Teni i mesëm me nuanca të ftohta: Karamele

Ngjyra karamele mund t’i shtojë ngrohtësi tenit të mesëm me nuanca të ftohta, si dhe e ndihmon lëkurën të ketë një shkëlqim të bukur, krejt natyral.