nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për lëkurë Ja disa sekrete për aromë të mirë të trupitnë Këshilla për lëkurë A nuk keni hasur ndonjëherë me një person që mbante aromë shumë të mirë gjatë gjithë kohës dhe keni pyetur veten se cili është sekreti i këtij personi? Kush nuk do të donte të mbante aromë sikur sapo është larë me petale lulesh? Sigurisht që dushi është diçka afërmendsh, por ka edhe disa hile të tjera për njerëzit që mbajnë aromë shumë të mirë. Ja se cilat janë disa sekrete. Mos e lini lëkurën të thatë Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, pasi jua mban lëkurën të njomë. Lëkura e thatë nuk e thith parfumin sa duhet dhe nuk e mban atë për shumë kohë. Aromat janë më të mira kur lëkura është e njomë dhe qëndrojnë shumë më gjatë. Spërkatni jastëkun dhe çarçafët Mos e ekzagjeroni me një aromë që do t’ju irritojë dhe nuk do t’ju lërë të bëni gjumin që dëshironi, por pasja e një arome gjatë kohës që jeni të mbështjellë, ju ndihmon shumë të fitoni një ndjesi freskie dhe arome të mirë. Kujdes me detergjentin dhe veshjet Sigurisht, rrobat tuaja lahen me detergjente të zakonshme. Por gjithsesi kushtojini rëndësi pasi ka disa detergjente që jo vetëm ju ofrojnë rroba më të buta, por mbajnë aromë shumë të mirë. Mjafton të investoni te një që do t’jua mbushë të gjithë gardërobën me ndjesi freskie. Çka hani ju ndikon te aroma e trupit Është e rëndësishme të jini mjaft të vëmendshëm me ushqimin nëse doni të mbani vazhdimisht erë të mirë. Disa ushqime si për shembull ato me erëza, qepët dhe hudhrat kanë shije të mirë, por nuk i bëjnë aromës së trupit asnjë nder. Ajo që hani mund të çlirohet nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve pas vaktit. Gjithashtu, ushqimi mban në dorë fatin e parfumit në trupin tuaj. Mbajeni trupin të freskët duke ngrënë fruta, perime dhe proteina. Alkooli gjithashtu ka efekt të kundërt për aromën e trupit, ndaj përpiquni ta ndryshoni atë me një lëng frutash. Praktikoni aromat me “shtresa” Ka një arsye përse ekzistojnë losionet, sapuni dhe xhelet e dushit. Përdorini ato për të krijuar aromën e preferuar të trupit për ju, që do t’ju ndihmojnë ta mbani për më shumë kohë. Madje mund të eksperimentoni me shtresëzimin e aromave të ndryshme që kanë disa përbërës të përbashkët. Mos ngurroni të provoni derisa të gjeni atë që kërkoni. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …