nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për fytyrë Ja disa nga përbërësit që përmirësojnë bukurinë tuajnë Këshilla për fytyrë Dielli, era, tymi dhe efekte të tjera negative të mjedisit të jashtëm ndikojnë në trupin e njeriut dhe ajo sigurisht që është e dukshme edhe në lëkurë. Për të shmangur efektet e këqija të radikalëve të lira, përdorni antioksidues. Eliminoni rrudhat, qarqet e errëta, puçrrat e fytyrës, të gjithë këto mund t’i arrini edhe pse nuk përdorni kozmetikë të shtrenjtë. Mjafton që zgjedhja juaj të përmbaj disa përbërës pozitiv. Këto janë këshilla nga dermatologia Elizabeth Tanzi, nga instituti i kirurgjisë laserike. Hialuronan-i Ky është një lloj i Botox-it, efekti është i ngjashëm, përveç se në zbatimin e tij nuk përdoret gjilpëra. Acid hialuronik, është pjesë përbërëse e lëkurës së njeriut, por zhduket me kalimin e kohës, tarnsmeton “Zëri”. Image Për këtë shkak, lëkura e fytyrës bëhet më e thatë dhe lajmërohen rrudhat. Kremrat hidratuese që përmbajnë acid hialuronik, hidratojnë lëkurën, duke plotësuar rrudhat dhe mund ta përdorin femrat me të gjitha llojet e lëkurës – thotë Dr. Tanzi dhe këshillon për ta aplikuar kremin në mëngjes pas larjes së fytyrës dhe para gjumit. Acidi alfa hidroksilin (AHA) Këta eksfoliatorë të fuqishëm, pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura dhe dëmtimet gjatë viteve. Ky pastrues, gjithashtu mundëson në mënyrë drastike një pamje të re. Një studim tregoi se përdoruesit e losionit i cili përmban 25 për qind të acidit të agrumeve ose çfarëdo acidi (AHA), kanë më shumë gjasa për një të katërtën të kenë pamjen e fytyrës natyrale dhe elastike. Peptidët Peptidët “mashtrojnë” lëkurën dhe ajo nën ndikimin e tyre prodhon më shumë kolagjen. Më së miri është që kremrat që përmbajnë përbërës të tillë, të përdoren gjatë natës, përcjell “zeri.info”. SPF Dermatologët kanë besuar gjatë se kremrat SPF shkaktojnë rrudhat, puçrrat dhe humbin shkëlqimin e fytyrës. Megjithatë studimet e fundit tregojnë se kremrat me faktorin mbrojtës ngadalësojnë plakjen e lëkurës. Aplikoni kremin gjysmë ore para se të dilni në diell dhe përsëri aplikojeni në fytyrë dhe në trup çdo orë. Antioksidantët Dielli, era, tymi dhe efekte të tjera negative të mjedisit të jashtëm ndikojnë në trupin e njeriut dhe ajo sigurisht që është e dukshme edhe në lëkurë. Për të shmangur efektet e këqija të radikalëve të lira, përdorni antioksidues. “Unë përdori një serum antioksidantë gjatë ditës për shkak të ndotjes së ajrit. Ajo është e mirë për ta aplikuar herët në mëngjes, para se të shfaqet dielli”, këshillon Dr. Tanzi, transmeton “Zëri”. Kinetin-a Ky lloj i hormonit bënë mrekullinë. Përveç se i ndihmon lëkurës tuaj për të ruajtur lagështinë, por edhe stimulon prodhimin e hormoneve. Kur lëkura nuk reagon në retinol, ky është zëvendësim ideal. Kinetin-a nuk është aq e fortë sa retinol-i. Përdoreni atë pas pastrimit të mbrëmjes, këshillon Dr Tanzi. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …