Ja disa mënyra për të ndihmuar fëmijët të bëjnë shokë

Ja disa mënyra për të ndihmuar fëmijët të bëjnë shokë1. Ecni me rritmin e fëmijës
Shumë prindër nuk dinë si të veprojnë kur shikojnë se fëmija i tyre luan përkrah një fëmije tjetër dhe zakonisht ata e shtyjnë fëmijën të ndërveprojë. Donna Wittmer, Ph.D., thotë se duhet ta lini fëmijën të lirë të vendosë kur të fillojë ndërveprimin sepse është normale që ai fillimisht teston situatën dhe imiton shokun para se të ndërveprojë.

2. Mos i komplikoni situatat
Është e vështirë për një fëmijë të shkojë drejt një fëmije të rastësishëm dhe t’i kërkojë të luajnë bashkë. “Fëmijët ndjehen më komodë me fëmijë që i shohin rregullisht” thotë Dr. Wittmer, “ndaj është e këshillueshme që prindërit të organizojnë takime me fëmijë që i njohin dhe i takojnë rregullisht.

3. Jini të përgatitur
Përgatiteni situatën para se fëmija juaj të takojë shokët. Përgatisni disa ushqime të vogla dhe sigurohuni që ambjenti të mos jetë i rrezikshëm dhe me stimuj që shmangin ndërveprimin siç janë kompiuterat, televizori etj.

4. Vendosni orare të përshtatshme
Shmangni takimet e fëmijës suaj me fëmijët e tjerë para orarit të gjumit dhe mos i zgjatni këto takime njohjeje më shumë se 30 minuta. Nëse fëmija mërzitet mundohuni ta kuptoni nëse ka nevoja bazike (është i uritur, i etur, i flihet gjumë) apo ka nevojë për pak kohë me ju për tu rimbushur emocionalisht.

5. Zjidhini lojërat me kujdes
Nëse e dini se fëmija juaj ka një lodër shumë të preferuar, largojeni atë kur ai takon fëmijë të tjerë. Është normale që disa lodra të mos ndahen me të tjerët. Zgjidhni aktivitete që kërkojnë disa persona për tu kryer’ shkruan Bebja,com.

6. Përzgjidhni momente edukuese
Shoqëritë e para janë mënyrë e mirë për të prezantuar fëmijën me empatinë dhe vlerat e tjera pozitive. Shpjegojani fëmijës pse shokët mërziten dhe kur kënaqen. Emërtimi i emocioneve ndihmon gjuhën dhe zhvillimin social. Monitoroni lojën e fëmijëve , por mos ndërhyni menjëherë nëse ka situata sociale ku fëmija juaj duhet të testojë se cila është sjellja e duhur për momentin.