Ja disa maska se si t’i hiqni rrudhat nën sy

Ja disa maska se si t’i hiqni rrudhat nën syNdoshta nuk e dini që rrudhat nën sytë tuaj janë kryesisht produkt i gjenetikës.

Edhe pse nuk mund të bëni shumë për ta ndryshuar trashëgiminë e rrudhave, mund t’i ndiqni disa shprehi të veçanta për ta reduktuar dukshëm intensitetin e rrudhave nën sytë tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të bardhët e vezëve

Dihet se të bardhët e vezës ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës. Ata e tendosin lëkurën e liruar dhe për këtë arsye janë shumë të dobishëm kur bëhet fjalë për trajtim të rrudhave.

Avokadoja

Avokadoja njihet si ushqim i shëndetshëm për shkak se është e pasur me vitaminë E. Kjo vitaminë e stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon që lëkura t’i luftojë efektet e plakjes. Gjithashtu ndihmon me problemet si dermatiti dhe puçrrat. Një maskë e mirë me avokado mund ta ndihmojë hidratimin e lëkurës rreth syve dhe ta ushqejë atë me acide yndyrore për të cilat ka nevojë. Me kalimin e kohës do ta vëreni se vitamina E do t’ju ndihmojë që të keni lëkurë më rinore.

Trangulli

Trangulli është zgjedhje e mirë për t’i hequr rrudhat e syve, pasi që përbëhet nga 96 për qind ujë, përmban vitaminë C dhe E, si dhe disa vajra esenciale. Mënyra më e mirë për ta përdorur trangullin është duke e aplikuar pak lëng të tij në zonën me rrudha. Karakteristikat natyrale të trangullit do ta reduktojnë dukjen e rrudhave, do t’i heqin qeskat nën sy dhe do t’i freskojnë sytë e tuaj të lodhur ose të ënjtur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjumi

Është shumë me rëndësi që të flini mirë gjatë natës. Kur nuk flini mjaftueshëm, një gjë e tillë ka pasoja, ndërsa të cilat janë pothuajse të menjëhershme, duke përfshirë qeskat nën sy dhe lëkurën e tharë e me rrudha.

Uji

Pini shumë ujë! Duhet ta dini se kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për hidratim si të organizmit ashtu edhe të lëkurës. Mund të përdorni gjithashtu losion hidratues për ta parandaluar tharjen e lëkurës dhe formimin e rrudhave nën sy.

Vazelina

E aplikoni pak vazelinë rreth syve tuaj para se të shkoni në shtrat. Kjo do të lejojë që të hidratohen, lëmohen dhe zbuten linjat rreth tyre.

Vaji i ullirit

E përzini pak vaj ulliri me qumësht dhe ujë trëndafili. Aplikojeni këtë përzierje në zonën rreth syve me një copë pambuku. Një gjë e tillë do ta relaksojë zonën dhe do të ketë efekt të menjëhershëm në lëkurën tuaj.

Keni kujdes! Kur aplikoni losione ose maska, kurrë nuk duhet që ta tërhiqni lëkurën. I aplikoni këto substanca në sasi të vogla deri në momentin kur lëkura t’i absorbojë ato. Gjithashtu, nëse dëshironi që të vëreni rezultate të vërteta, duhet të jeni të qëndrueshme në aplikimin e këtyre produkteve.