Ja disa ide për përvjetorin e martesës

Ja disa ide për përvjetorin e martesësDëshironi të festoni përvjetorin e martesës por nuk keni ide s si? Ja disa ide të mira:

Një set post-martesor

Vishni fustanin e nusërisë, shkoni në të njëjtin vend, merrni fotografin dhe kameramanin me vete dhe argëtohuni. Ju sugjerojmë të bëni një set fotosh ose një video parodi duke përcjellë mesazhin “para” dhe “pas” martesës.

Rinovoni premtimet tuaja

Shkëmbeni edhe një herë unazat dhe premtimet tuaja, këtë radhë në një muaj të dytë mjalti, në një vend ekzotik shumë intim për ju. Pse jo ta bëni edhe një ritual vjetor.

Një darkë familjare

Organizoni një darkë intime me familjarë shumë të afërt ose me miq shumë specialë për ju. Njoftojini ata se po festoni përvjetorin tuaj. Mund të shfaqni një filmim të shkurtër dhe foto nga momente të dasmës ju sugjerojmë ato gazmoret.