nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla Ja çfarë duhet të dini për mbushësit e buzëvenë Këshilla Mbushja e buzëve është shndërruar në njërin prej trendëve më të fuqishëm të bukurisë gjithandej nëpër botë. Megjithatë, nëse jeni duke menduar edhe ju ta bëni një trajtim të tillë, është e rëndësishme që t’i dini disa gjëra, para se ta merrni vendimin, transmeton gazeta Kosova Sot. 1. PËRBËRËSIT E MBUSHËSVE Shumica e mbushësve të buzëve janë të përbërë nga acidi hialuronik, që me gjasë e keni parë në listën e përbërësve të produkteve tuaja të bukurisë. Ky lloj acidi gjendet edhe në trupin tuaj dhe ka aftësi që ta ruaj peshën e vet deri në 1,000 herë kur është në ujë, duke qenë kështu ideal për mbushjen e buzëve. 2. SHKONI TEK PROFESIONISTËT Gjëja më e mirë që mund ta bëni, pasi të keni vendosur të përdorni mbushës të buzëve, është të shkoni tek profesionisti. Ndonëse shumë sallone të bukurisë e ofrojnë këtë shërbim, assesi nuk guxoni ta lini veten në duart e tyre. 3. NDJENJA GJATË MBUSHJES SË BUZËVE Shumica e femrave, që e kanë provuar mbushësin e buzëve, kanë thënë që fillimisht dhëmb momenti ku futet maja e gjilpërës në buzë pastaj e ndjejnë momentin kur buzët e tyre mbushen. Disa femra pretendojnë që procesi ka qenë i përshkruar me dhimbje, e disa të tjera thonë që nuk ka qenë aq shumë e dhimbshme. 4. EFEKTET ANËSORE Gjatë dy ditëve pas ndërhyrjes për mbushjen e buzëve mund të vëreni ënjtje të tyre dhe e ndjeni një të therur në vendin ku është futur gjilpëra. Kjo vlen për femrat që zgjedhin acidin hialuronik. Ndërsa, nëse përdorni silikon ose diçka të ngjashme, rreziqet për deformim të buzëve janë të mëdha. 5. RREZIKSHMËRIA Njëra nga pyetjet më të shpeshta dhe, natyrisht, më të qëlluara ka të bëjë me rrezikshmërinë e procesit. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e thjeshtë: nëse jeni në duar të profesionistëve, rreziqet janë minimale, megjithatë, sikur në çdo ndërhyrje tjetër, mund të ketë komplikime. Gjithsesi, është e rëndësishme të sigurohuni që produktet, të cilat i përdorni, të jenë të cilësisë së lartë. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …