Ja buzëkuqi i duhur për ditë të nxehta

Ja buzëkuqi i duhur për ditë të nxehta Në rast se gjatë muajve verorë keni një nuancë më të errët të lëkurës, dhe faqe shumë më të kuqe si pasojë e rrezitjes, atëherë nuk keni nevojë për bojëkuq. Megjithatë, nëse tashmë e përdorni, shmangeni bojëkuqin në formë pluhuri.

Ai do të ndikojë krejtësisht në mënyrë jo natyrale në lëkurën e rrezitur. Më mirë është që ta përdorni atë në formë kremi. Keni kujdes megjithatë me sasinë e bojëkuqit në formë të kremit.

Në shumicën e rasteve mjafton një sasi shumë e vogël të cilën do ta aplikoni njëtrajtësisht në faqe.

Nëse ende nuk dëshironi që të hiqni dorë nga bojëkuqi në formë pluhuri, atëherë le të jetë ndonjë lloj i bronzuesit, assesi bojëkuq klasik.