Infeksioni, pasojë e mundshme e kontracepsionit

Te një e treta e grave, shtatzënia ndodh për shkak të rrëshqitjes së pahetueshme të spirales, kur shtatzënësia ka rrjedhë normale.

Pezmatimi i organeve gjenitale është njëra nga komplikimet më të shpeshta, e cila kohë të gjatë e ka penguar përdorimin e spirales.

Rreziku nga pezmatimet zvogëlohet dukshëm kur para vënies së spirales bëhen analizat komplete dhe kur vendoset te gratë te të cilat nuk ekziston rreziku i shfaqjes dhe zgjerimit të sëmundjeve bartëse gjenitale. Prandaj, është e domosdoshme të shërohen çfarëdo pezmatimesh, të cilat janë tri deri pesë herë më të shpeshta te gratë me spirale.

Në raste të tilla spiralja nxirret, mitra mjekohet me antibiotikë, kështu që shkurtohen zgjatjet e sëmundjes, pengohet dëmtimi i mëtejshëm i organeve gjenitale, të cilat mund të shkaktojnë humbje të aftësisë së frytshmërisë.