Ilaçi për akne nuk rrit rrezikun e vetëvrasjeve

Njerëzit e trajtuar nga aknet e rënda duhet të monitorojnë nga afër shëndetin e tyre mendor, thuhet në një studim.

Por, ilaçi popullor i akneve është gjetur se nuk rrit rrezikun për vetëvrasje, pavarësisht gjetjeve të mëparshme, raporton BBC.

Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 5 700 persona, i publikuar në “British Medical Journal”, është kryer nga Karolinska Institute (Suedi) midis viteve 1980 dhe 2001.

Megjithatë, ekspertët thanë se aknet mund të kenë efekte serioze psikologjike.