Ilace natyrale për bronhit

Bronhiti shkaktohet si rezultat i veprimit të të ftohtit mbi mbulesat mukoze të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Paraqitet me djegie të hundës, fytit, dhimbje fyti, kollë e thatë, ngjirje të zërit, ngritje e lehtë e temperaturës, dhimbje muskujsh, ulje oreksi etj.

Ja disa mjekime që mund t’i bëni në shtëpi:

– Merrni 2-4gr gjethe arrash të thata. Leni për 12 orë në 150ml verë të bardhë dhe pastaj kulloni. Pijeni esëll në mëngjes.

– 1kg bajame thërrmohen dhe përzihen me 1kg mjaltë. Në çdo vakt, konsumohet nga një lugë gjelle.

– Një dorë hithra (degë, fletë, kërcell, rrënjë) zihen në 1 litër ujë për 20-25 minuta. Kullohet dhe nga ky lëng, i jepet të sëmurit 5-6 filxhanë në ditë të përzierë me mjaltë.

– Një lugë sherebele e thatë dhe e grimcuar hidhet në një gotë me ujë, vlohet për 5-7 minuta. Kullohet dhe pihet 3 herë nga një gotë para bukës e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës.