Hijeshoni thonjtë me manikyrin pa shkëlqim, madje të metaltë

Adhurues të “nail art”, manikyr dhe pediker, mund të frymoni lirshëm. Secili sezon me vete sjell disa ngjyra që janë në trend.

Nuk përbëjnë përjashtim as trendët në industrinë e kozmetikës, as llaku për thonj. Sikurse edhe sezonin e kaluar, do të jenë në modë llaku pa shkëlqim dhe ata të metaltë, e nga ngjyrat gjithçka lejohen, nga nuancat e errëta e deri te ngjyra e lëkurës apo pudrës,transmeton gazeta Kosova Sot.

LLAKU PA SHKËLQIM


Megjithëse llaku mat apo pa shkëlqim duket nga pak i zakonshëm, nuancat e hirta dhe ato neutrale lënë efekt të papastër dhe jo natyral, dhe ato ngjyra me formim dhe theksim të duhur të thoit, dhe në kombinim me veshjen dhe me stilin mund të duken shumë efektiv. Mos harroni që efekti ombre dhe “nailart” diskret mund të duken shkëlqyeshëm në llakun mat.

LLAKU I METALTË

Ju mbetet juve që ta bëni zgjedhjen e duhur nëse dëshironi të zgjidhni dukjen krom të thoit, dukje kjo që në të vërtetë duket si futuriste apo variant tjetër i llakut me efektin e metaltë. Qoftë nëse bëhet fjalë për llakun e thjeshtë me një nuancë ose për “nailart”, efekti nuk do të mungojë. Gjithsesi mos harroni që llakut si ky t’ia përshtatni veshjen dhe stilin