Higjiena, si ka ndryshuar në shekuj

Të pastrosh dhe të pastrohesh duket një detyrë që Zoti na e ka caktuar të gjithëve. Ne qeniet njerëzore, që nga parahistoria, jemi mësuar të veprojmë për ta mbajtur pastër ambientin ku jetojmë, duke larguar mbeturinat dhe materialet e tjera që mbajnë erë të pakëndshme, në një dëshirë  për t’u ndjerë të pastër.

Lufta kundër papastërtisë ka qenë gjithmonë një angazhim i përditshëm, për trupin dhe shtëpinë, që kur kjo e fundit ishte ende një shpellë.

Madje, edhe vetë kafshët dinë të pastrojnë. Çerdhet dhe strofullat e tyre pastrohen nga jashtëqitjet dhe mbetjet ushqimore. Felinët pastrohen duke u lëpirë, elefantët bëjnë dush me feçkë. Edhe shimpanzetë pastrojnë qimet e tyre me kujdes, duke kaluar në këtë mënyrë rreth një të pesetën e jetës së tyre.

Këndvështrime të ndryshme

Të pastrosh dhe të pastrohesh duket një detyrë që Zoti na e ka caktuar të gjithëve. Në një ese të antropologes Virginia Smith argumentohet se, ne qeniet njerëzore që nga parahistoria jemi mësuar të veprojmë për ta mbajtur pastër ambientin ku jetojmë, duke larguar mbeturinat dhe materialet e tjera që mbajnë erë të pakëndshme, në një dëshirë instiktive për t’u ndjerë të pastër. Por jo gjithmonë kemi pasur një vizion të njëjtë mbi atë që nuk është e pastër. Dhe jo gjithmonë, në historinë e higjienës, uji, sapuni dhe dezinfektues të tjerë ishin të njohur. Grekët dhe romakët e vjetër, për shembull, nuk përdornin sapunin, por një copëz prej druri për të fërkuar lëkurën, edhe pse bënin shpesh banjë me vajra të parfumosur. Nga Rilindja deri në Iluminizëm, në Europë, përdorimi i ujit për t’u larë nuk këshillohej, madje ndalohej nga mjekët: uji, sipas tyre, hapte poret e lëkurës përmes të cilave mund të hynin mikrobe që shkaktonin sëmundje të rënda. Nëse lejohej ndonjë banjë, këshillohej një ditë pushim për të marrë fuqitë e humbura. Nga ana tjetër, urina përdorej shumë nga tregtarët për të ngjyrosur lëkurat, pasi përmbante shumë amoniak.

Filozofët dhe pastrimi

Në atë epokë, në Europë përdoreshin shumë parfumet dhe pastrimi në të thatë me rërë dhe pudër, ndërsa indigjenët e Amazonës kujdeseshin për lëkurën me hi dhe ujë. Arabët prej kohësh kishin shpikur sapunin modern me bazë sodë buke dhe ruhej tradita romake e banjave dhe nevojtoreve publike, përveçse në shkrimet e filozofëve grekë. Këta filozofë, nga ana e tyre, kishin shpikur shumë edhe në fushën e higjienës. Aristoteli, për shembull, tek Kushtetuta e Athinës fliste për njerëz që kishin për detyrë të çonin plehrat të paktën dy kilometra larg qytetit, duke e liruar qendrën urbane nga problemi kryesor; “grumbullimi i mbeturinave nëpër rrugë”. Napoli mendohet se ka qenë një nga qytetet që ka dhënë kontributin e tij në fushën e higjienës. Pastaj ishin romakët, që vunë në praktikë rekomandimet për higjienën të ekspertëve grekë, mes të cilëve edhe Hipokrati. Por raporti ynënë kohë dhe hapësirë me mbeturinat ka ndryshuar, siç tregon një ekspozitë që këtë verë u organizua në Londër: “Dirt: The filthy Reality of Everyday life”. Në të vërtetë, komentoi antropologu anglez, Mary Douglas, që kishte vizituar ekspozitën, “papastërtia shihet në kulturat e ndryshme njerëzore si ‘lëndë e papranueshme’”. Por nga ana tjetër, papastërtia është e lidhur ngushtë edhe me rrezikun e sëmundjeve. Shumë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj ujit, dhe kjo i rëndon akoma më shumë kushtet ku ata jetojnë.

Para të pista

Në ekspozitën londineze shfaqen shumë pjesë të ilustruara të historisë së njeriut të lidhur me papastërtinë. Për shembull, nga higjiena e jashtëzakonshme me të cilat mbaheshin shtëpitë holandeze në shekullin XVII e deri tek kushtet e këqija ku jetonte Londra në mesin e viteve 1900, e në veçanti lagja e Sohos, që u përfshi nga një epidemi kolere, sidomos nga ndotja industriale.

Dalitët

Të paprekshmit, d.m.th, ata jashtë kaste, pastrojnë edhe me duar jashtëqitjet, sipas një tradite të vjetër indiane. Të paprekshmit, rreth një milion, nuk i gjen gjë, sepse ata janë të papastër. Është një transferim i konceptit të papastërtisë nga objektet tek personat. Edhe të sëmurët, sidomos lebrozët, shiheshin si të pistë e paprekshëm.

Drejt shkencës

Një hap vendimtar u hodh me zbulimin e baktereve dhe përdorimin e fenolit. Kur kirurgu Joseph Lister mbërriti në Gllasgou në vitin 1861, sipas “Royal Infirmary”, vuri re se 90 për qind e rasteve të gjymtyrëve të dëmtuar (më të shpeshta mes punëtorëve të një qyteti industrial), përfundonin duke u prerë. Shumë vdisnin nga temperatura pas operacionit. Lister pa se gangrena rrallë shfaqej jashtë ambienteve spitalore. Ai zbuloje se gjithçka lidhej me transmetimin e infeksioneve nga një pacient tek tjetri: përmes fashave të përdorura, bisturive apo vetë duarve jo të sterilizuara të mjekëve.

Zbulimi revolucionar

Francezi Lui Paster zbuloi se si fermentimi i lëngjeve ishte i lidhur me bakteret dhe se si zierja ishte e aftë ta bllokonte. Lister vëzhgoi se tek plagët ndodhte diçka e ngjashme: nëse nxehtësia bllokonte fermentimin, çfarë mund ta ndalonte dekompozimin? Listeri përdori fenolin. Ky sukses u publikua në revistën “The Lancet”, më 16 mars të vitit 1867. Kjo metodë dhe dezinfektimi i mjeteve kirurgjikale tregonin vlerën e higjienës të bazuar tek shkenca. Në Dresdë, në vitin 1911, ekspozita e parë mbi higjienën tërhoqi më shumë se 5 milionë vizitorë.