Higjiena e tepërt nuk rekomandohet

Llojet e alergjive janë gjithnjë më të shpeshta: gjithnjë më shumë njerëz reagojnë në gjësende fare të rëndomta siç janë për shembull pendlat ose qimet e kafshëve, ndërsa simptomat e kësaj janë kroma, lotët, puçërrzat ose në formën më të rëndë astma.

Është e dhënë brengosëse se alergjisë i nënshtrohet çdo i treti fëmijë. Para dhjetë vjetëve ka pasur për gjysmë më pak fëmijë alergjikë. Përse? Dikur konsiderohej se shkaktar kryesor i alergjisë është ndotja e mjedisit. Mirëpo, tash, shkencëtarët konsiderojnë se ekzistojnë shkaqet e tjera të alergjisë.

Shënimet statistikore dëshmojnë që sa më tepër infektime t’i përjetojë ndonjë njeri, aq më rrallë bëhet alergjik. Kundër shkaktarëve të alergjisë (për shembull baktereve dhe papastërtisë, viruseve), sot, luftohet, me një higjienë të rreptë, por kjo nuk është gjithmonë dobiprurëse.

Sa më shpesh që organizmi mbrojtës duhet të ndeshet me mikrobe të ndryshme, aq më rrallë i bie ndërmend të luftojë me substanca të parrezikshme siç janë qimet e kafshëve ose pendlat. Posaçërisht te fëmijët duhet gjithnjë sërish t’i hyhet ushtrimit të imunitetit – qoftë nëpërmjet sëmundjeve të fëmijëve, ftohjes ose infektimit banal.