Grimi për muajt e ardhshëm

Por, grimi veror kërkon kujdes të veçantë, sepse dukja e bukur për shkak të temperaturave të larta lehtë mund të shndërrohet në katastrofë të vërtetë.

Me këshillat e mëposhtme mund të arrini deri te dukja natyrale pa asnjë gabim. Çka mund të jetë më mirë se një dukje diskrete, natyrale dhe e freskët.

Harrojeni maskarën dhe shtresat e trasha të pudrës dhe përpiquni që t’u përmbaheni këtyre këshillave, në mënyrë që lëkura juaj gjatë verës të duket e mrekullueshme.

Akull, akull…

Para se të filloni me vendosjen e grimit, fytyrën e pastër freskojeni me akull, në mënyrë që të mbyllni poret dhe lëkurës t’i jepni një dukje pa shkëlqim. Nëse keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme, përdorni krem xhela ose losion hidratues, në mënyrë që të shmangni krijimin e sebumit (yndyrë të cilën e prodhojnë gjëndrat dhjamore).

Thoni “jo” pudrës hidratuese

Kur bëhet fjalë për pudrën, ekspertët pohojnë se më së miri është që ajo të shmanget gjatë muajve verorë. Kështu pra ju duhet që të shmangni përdorimin e pudrës dhe të vendosni vetëm ngjyrë të kuqe për të theksuar faqet. Nëse megjithatë vendosni që të injoroni këto vërejtje dhe të përdorni pudër, zgjidhni pudër pa shkëlqim dhe atë hidratuese.

Pudra në formë pluhuri

Për dukje më natyrale pudrën e lëngët zëvendësojeni me pudër në formë pluhuri. Edhe pse as ky lloj i pudrës nuk rekomandohet gjatë muajve të verës, por nëse, megjithatë vendosni ta përdorni, zgjidhni pudër të butë me teksturë të lëmuar në nuancë të ngjyrës së kafesë, rozës, të kuqes së errët ose të rozës së errët.

Bronzuesi

Shmangni përdorimin e bronzuesit menjëherë pasi që fytyrën ta keni lyer me krem hidratues, sepse për përdorimin e tij lëkura duhet të jetë e tharë. Bronzuesin duhet vendosur në faqe dhe në sasi më të vogla në ballë, hundë, mjekër dhe qafë.

Ngjyra e kuqe

Për grim ditor më natyral përdorni tekstura të lëngëta në formë kremi dhe të lëmuara me ngjyra të ngrohta dhe transparente. Nëse doni ta arrini efektin e rrezitjes së lehtë, me brushë vendosni pak ngjyrë të kuqe edhe në hundë.

Në plazh

Të gjithë e dinë që në plazh grimi është i ndaluar, por jo vetëm për shkak se nuk mund të rreziteni si duhet. Kur të dilni nga uji do të dukeni e çuditshme dhe aspak e dëshiruar. Përveç kësaj, përbërësit e produkteve të grimit në kombinim me rrezet e diellit me të vërtetë mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Megjithatë, ekzistojnë dy produkte të cilat lirisht mund t’i përdorni, ndërsa ato janë maskara rezistuese ndaj ujit, të cilën duhet ta vendosni në vetëm një shtresë, si dhe shkëlqyesi në nuanca të ndritshme.

Grimi ditor

Ngjyra e kuqe është armë sekrete, sepse ajo duket sikur e freskon lëkurën, nëse jeni zeshkane, përdorni bronzues, derisa nuancat e koralit ose të pjeshkës së ngjyrës së kuqe u rekomandohen biondeve. Përdorni ngjyra natyrale të hijeve, si janë ato bezhe, nuancat e ngrohta të ngjyrës së kafesë, ngjyra rozë dhe e portokallta, ndërsa mund të përdorni maskarë të zezë ose me ngjyrë kafeje, deri sa të mos mbingarkoni qerpikët tuaj. Lapsin për vetulla zëvendësojeni me maskarë transparente, shmangni lapsin për buzë dhe më tepër përdorni shkëlqyes me ngjyrë rozë, bezhe ose ngjyrë të pjeshkës.

Grimi shkëlqyes

Grimi i tillë preferohet gjatë kohës së ditës, ndërsa përdoret për të theksuar tenin e saporrezitur. Nëse doni që shpejt ta vendosni grimin, zgjidhni korrektorin për mbulimin e parregullsive dhe balsam ose xhela për vetë-nxirje. Balsami është mjet i përkryer për mbulimin e njollave të kuqe dhe ofron iluzionin se nuk keni vendosur asgjë në lëkurë. Nëse doni ta theksoni tenin e sapo rrezitur, për freskim të dukjes vendosni bronzues me shkëlqim ose ngjyrë të kuqe në formë kremi.

Grimi i mbrëmjes

Lejohet përdorimi i pudrës, por mos e teproni. Zgjidhni pjesën të cilën doni ta theksoni, e ajo pjesë lë të jetë ose sytë ose buzët. Në të dy rastet lejohet edhe përdorimi i maskarës. Nëse planifikoni të shkoni në klub të natës, shmangni përdorimin e pudrës së lëngët, më mirë përdorni pudër në formë pluhuri. Përdorni hije të nuancave metalike dhe shkëlqyes holografik për buzë.