Gjumi regjistron kujtimet negative

Gjumi mbon kujtimet, madje dhe ato më dramatiket, kështu që mund të forcojë kujtesën nga ngjarjet negative. Gjumi në fakt është një kohë në të cilën kujtimet tona janë të regjistruara në një kujtesë të pashlyeshme.

Në këtë kujtesë mund të përfundojnë dhe traumat. Por, reagimi emotiv ndaj një episodi të pakëndshëm, reduktohet nëse menjëherë më pas, qëndroni zgjuar.

Të qëndrosh zgjuar, në fakt, pasi të kesh përjetuar një traumë, “përshembull një incident të keq”, shkalla amotive e episodit ridimensionohet. Këtë përfundim ka nxjerrë një studim i fundit i kryer nga kërkuesit e “University of Massachusetts Amherst” (SHBA), i cili sugjeron se gjumi mbron kujtimet e këqija dhe shton emocionet negative. Neuroshkencëtarët pohojnë se rezultatet kanë një domëthënie të rëndësishme edhe për njerëzit me shqetësime traumatike stresi, apo për dëshmitarët okularë në procese gjyqësore.