Gjëra që duhet t’i mbajmë gjithmonë sekret

Shpeshherë midis miqsh është e vështirë të mbajmë sekrete, megjithatë jonë disa gjëra që kurrë nuk duhen folur. Vendosjani vetes si objektiv përpara se të përfliteni.

1. Ndodh që të dashurohemi me njeriun e gabuar ose thjesht të simpatizoj më dikë që i përket dikujt tjetër. Në të tilla raste gjërat duhen mbajtur larg veshëve të miqve sepse askujt nuk do t’i vinte mirë ta dëgjonte. Kini parasysh: gjërat duhen bërë formale vetëm pasi të keni verifikuar se vërtetë ke diçka me personin në fjalë.

2. Kur nisni një dietë bën mirë ta mbani për vete. Madje kur t’ju pyesin thoni se thjeshtë u dobësuat në duke bërë ushtrime fizike ose lëvizje të shpeshta.

3. ‘One night stand’ është diçka që mund t’i ndodhë çdokujt prej nesh, por e mira është që të mbetet një sekret sepse në të kundërt nuk do përfundojë vetëm një natë në
“gojën e njerëzve”.

4. Eksperiencat tuaja në shtrat edhe pse mund t’ju duket qejf t’i ndani me miqtë duhet të kuptoni se duhen ndarë vetëm me partnerin. Ka një arsye përse quhet intimitet!

5. Disa pushime që nisen me miqtë duhet të mbesin vetëm me miqtë që ju shoqërojnë. Mos gaboni duke ngatërruar grupet shoqërore me njëra-tjetrën dhe, akoma më keq, të dashurin me miqtë e tu!